Mollët janë një ndër pemët më të popullarizuara në botë – praktike por edhe me çmime të përballueshme mund t’i blini gjatë tërë vitit
Mirëpo njëri ndër shkaqet themelore përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në relacione të gjata dhe me atë rast të duken sikur janë vjelë para një dite, vështirë është të shihet me sy.
Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyllë. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet, e me atë rast nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese, transmeton Telegrafi.
Me një test të thjeshtë mund të zbuloni se a janë të lyera mollët që i keni blerë – qitni ujë dhe atëherë me siguri uji vetëm do të rrëshqasë, ndërkaq në mollë do të mbeten vetëm pika.
Dëshironi që dylli të duket, qitni ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do ta zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, qitni pastaj sodë buke dhe fshini mirë me leckë apo më mirë me brushë.
Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni na mollët posaçërisht kur ua jepni fëmijëve.
/Telegrafi/
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…