Si sot, më 4 tetor të vitit 1416, shënohet pikërënia e Despotatit të Artës, një shtet mesjetar arbëror i krijuar nga fisnikët Pjetër Losha dhe Gjin Bua Shpata në prill të vitit 1359 gjatë fushatës së tyre për të marrë nën zotrim Epirin.
Pinjolli i fundit nga 4 sundimtarët e dinastisë Shpata të Despotatit të Artës ishte Jakup Bua Shpata, i njohur dhe si sundimtari i parë musliman arbëror në mesjetë (Dinastia Shpata sundoi Despotatin e Artës nga viti 1374 e deri më 1416).
Jakub Bua Shpata trashëgoi fronin e Despotatit nga vëllau i tij, Muriqi, në vitin 1414/1415. Gjatë sundimit të tij të shkurtër (1414/15-1 tetor 1416), ai ishte në luftra të shpesha kundër rivalit të tij, Karlo Toko, një sundimtar italian që synonte pushtimin e Despotatit të Artës dhe Epirit.
Më 1 tetor të vitit 1416, Karlo Toko organizoi një pritë kundër Jakub Bua Shpatës duke e zënë atë në befasi. Pas betejës që u zhvillua, Karlo Toko arriti ta kapte despotin arbër Shpata të gjallë dhe menjëherë urdhëroi ekzekutimin e tij.
Pas vdekjes së Jakub Bua Shpatës në moshën 47 vjeçare, fisnikët e Artës morrën kontrollin e qytetit nga nëna e Shpatës dhe ofruan t’ia dorëzonin atë Karlos nëse respektoheshin të drejtat dhe privilegjet e tyre ekzistuese. Karlo pranoi dhe hyri në Artë më 4 tetor 1416, me ç’rast mori fund dhe Despotati arbëror i Artës.
📸 Në foton e parë, vizatim i Jakub Bua Shpatës, ndërsa në foton e dytë, kufijtë e Despotatit të Artës gjatë vitit 1390
Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…
C. G. BROWN: BUBULINA, NJË SHQIPTARE, ME SHQIPEN SI GJUHË AMTARE, NJË NGA GRATË MË…
Dëshmia e hshtur e vitit 1838: Nikolaos Lorentis dhe zhbërja e mitit të “Epirit të…
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…