Në krahun tjetër të monedhës ku ndodhet Kali i stamposur shohim të shkruar poshtë këmbëve tij: ΚΑΛΛΙΑΣ; KALIAS dhe emrin e qytetit të lashtë ΚΥΜΑΙΩΝ; KYMEA, përballë tij.
Kallias I -rë’, djali i Fenipit, shekulli 6 p.e.s. i njohur edhe si ‘Kalios’, ishte një aristokrat athinas i cili u kurorëzua me vendin e parë në garën olimpike të kalërimit të kuajve në lojërat olimpike të 54-të (564 p.e.s. ) të antikitetit, ndërsa raportohet se doli i dyti në garën katërrrotshe, ndërkohë ishte fitues i vendit të parë edhe në Pythias.
Herodoti përmend se Kallias ishte një armik i tiranit deri në atë masë saqë ishte i vetmi që guxoi të blinte sendet që i përkisnin Pisistratos, kur ai u dëbua dhe prona e tij u nxor në ankand nga shteti. Nipi i tij ishte ushtari dhe diplomati athinas Callias II.
Në gjuhën e lashtë dorike ky aristokrat njihej me emrin καλλίαρ; #kalíar ndërsa në atë Ionike me emrin καλλίης #kalíēs.
Etimologjia për mbi këtë emërtim mbetet i paqartë për studiuesit europianë dhe ata të gjuhës greke, i vetmi studiues është Robert Beeks i cili bën përpjekje të dështuar dhe e afron me gjuhën greke si nofkë i emrit personal Kallías duke e lidhur me fjalën greke të sotme κάλλος kállos, i mirë i “bukur”…? Kësisoj mbetet sërish e paqartë dhe e gabuar.
Ndërkohë ne lexuam se Kaliasi ishte fitues në garat me kuaj pra KALORËS, dhe jo më kot në monedhën e tij shfaqet Kali me #kurorën kalli gruri e poshtë kalit shënuar: KALIAS = Kalíar, Kalësor.
Pra është kjo monedhë e lashtë e shekullit të 6 para Krishtit e cila shkruan e flet shqip mbi historinë, gjuhën e lashtë shqipe
– Faleminderit “Kalorës i Kimeas” që ke lënë për ne këtë dokument të artë e të qartë për pasardhësit e tu me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare …
Tek gjuha jone shqipe ende kemi:
KALORËS m.
1. Ai që ka hipur në kalë, ai që ecën me kalë; ai që di të ecë e të vrapojë me kalë. Kalorës i mirë.
2. usht. Luftëtar i stërvitur për luftim mbi kalë. Reparti i kalorësve.
3. hist. #Titull që u jepej oborrtarëve; persona që i përkisnin shtresës së #aristokracisë ushtarake, etj.
KALORËSI f.
1. përmb. Tërësia e kalorësve, kalorësit.
2. usht. Trupa me ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur në kalë. Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut. Divizion kalorësie. Gjeneral kalorësie.
3. Sjellje e veprime të stërholluara plot lajka, karakteristike për #aristokratët; fisnikëri. Tregonte kalorësi. Ndjenjë kalorësie.
4. sport., Gara kalorësie, {e lasht. Hipizëm} I pëlqente kalorësia.
Burimi:
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…