Problemi i rënies së flokëve dhe i rrënjëve të dobëta nuk është një fenomen i rrallë dhe produktet në treg nuk i ndihmojnë askujt. Por, si për çdo gjë tjetër, zgjidhjen më të mirë për këtë problem e ofron natyra!
Mjekja ruse Tatjana Viktorovna Konovalova zbuloi një recetë për një maskë të thjeshtë për të forcuar rrënjët e flokëve.
Kjo maskë rigjeneron strukturën e rrënjëve të flokëve dhe ndalon rënien e flokëve, e për ta bërë atë ju duhet vetëm një ushqim: Karota!
Si një burim i shkëlqyeshëm i beta-karotenit dhe vitaminës A, karotat jo vetëm që ofrojnë shikim të mirë, por gjithashtu ndikojnë në shëndetin e kokës, i cili është thelbësor për flokë të shëndetshëm.
Lëndët ushqyese që përmbajnë karotat mund të përmirësojnë shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës tuaj. Përveç kësaj, karotat ndihmojnë në detoksifikimin e të gjithë trupit, duke përfshirë lëkurën e kokës dhe krijojnë qeliza të reja.
Përgatitja është gjithashtu shumë e thjeshtë:
Grini imët disa karota të freskëta dhe fërkojini në rrënjët e flokëve.
Lëreni të veprojë për të paktën 15 minuta, më pas shpëlajeni mirë si zakonisht.
Në fillim, gjithmonë aplikojeni maskën para se të lani flokët të paktën 5 herë radhazi.
Kur flokët tuaj të forcohen, mjafton të aplikoni karotën e grirë një herë në muaj dhe rezultatet e para do të shihen pas disa trajtimesh!
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…