<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“A je burrë?!” – Si përshëndeteshin shqiptarët në të kaularën?

a. Përshëndetjet

Shprehje frazeologjike që përdoren si përshëndetje në takime e ndarje të zakonshme të njerëzve në shtëpi, në rrugë, në punë, në treg, në kuvend të burrave… Përshëndetjet në përmbajtjen e tyre ideo-morale shprehin dëshirë, urim për mirëqenie e mbarësi në punë e në prodhim të atij me të cilin ndeshemi. Krijojnë mirëbësim, vlerësim e qëndrim ideo-moral për atë me të cilin takohemi. Këto shprehje kanë një zanafillë shumë të lashtë dhe disa prej tyre në krye të herës si formulime të ngurëzuara janë mbështetur në besimin për forcën magjike të fjalës, besim sipas të cilit ato mund të ndikojnë për mirë a për keq në jetën e njeriut. Me kohë, në brendi të tyre, duke u zhveshur nga përmbajtja magjike, janë ruajtur si shprehje të natyrës morale ideo emocionale.

Tradita jonë popullore është shumë e pasur me të tilla shprehje. Përshëndetjet, disa nga të cilat ruajnë strukturë mjaft të lashtë, shprehje të ngurëzuara, nganjëherë duke u shkrirë e tërë shprehja në një fjalë, në përkim me natyrën e gjuhës shqipe, krijojnë gjendje përzemërsie mes njerëzve. Disa përshëndetje në gjuhën shqipe kanë një përmbajtje historiko-shoqërore mjaft interesante, ndërsa në përkthim në një gjuhë të huaj do të dilnin pa kuptim. Ndër tërësinë e gjerë të përshëndetjeve, po japim disa nga më të vjetrat e më proverbialet, me shtrirje si të thuash gjithëshqiptare: “Tungjatjeta!” (“Pac jetën e gjatë!”): urim i lidhur me kultin e jetëgjatësisë e të shëndetit. “A je burrë!” (“A i zotëron në vetvete të gjitha cilësitë morale për t’u quajtur burrë”, “fisnik”). “Mirëndeshtrasha!” (Gjithmonë për të mirë u ndeshshim!). “Kuvendi i mbarë burra!”.

Përshendetjet ndër Shqiptarë, në traditën më të vjetër, kanë qenë në përgjithësi dy shprehje të veçanta: përshëndetja dhe kthimi i përshëndetjes: “Natën e mirë!” – “Të mirë e të ëmbël e bëfshi! (natën)” “Mirë se rrini!” – “Mirë se vjen!”. “Puna e mbarë!” – “Mbarë paç!”.

Përshëndetjet, të çdo natyre qofshin, kanë krijuar midis njerëzve ngrohtësi, përzemërsi, mirëbesim, një lloj miqësimi. Në traditën e popullit të tilla përshëndetje janë përdorur në ndeshje a në ndarje dhe kur të takuarit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin. Përshëndetjet në rrugë në mes të panjohurish ka qenë dhe marrje, në mikpritje, në besë të panjohurin në raste hasmërie.

Përshendetjet e popullit tonë kanë luajtur një rol të madh psikologjiko-moral, për t’i forcuar e për t’i vëllazëruar Shqiptarët midis tyre, për të krijuar lidhje mirëbesimi si bashkëkombas. me një gjuhë, me një mënyrë të shprehuri.

Në ditë të sotme një pjesë e përshëndetjeve të traditës kanë dalë nga përdorimi, një pjesë ruhen duke marrë karakter mbarëkombëtar, kur disa prej tyre në të kaluarën kanë pasur përdorim krahinor. Janë krijuar dhe shprehje të reja përshëndetjeje me zhvillimin e sotëm të shoqërisë sonë, por të mbështetura në traditë.

(Etnologjia e Shqiptarëve nga Mark Tirta) /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Çfarë i ndodh trurit kur nuk konsumoni mjaftueshëm yndyrë?

    Mendoni se yndyrnat janë armiq të shëndetit? Truri juaj nuk do të ishte…

1 day ago

Pse e ndajmë politikën në të majtë dhe të djathtë?

Koncepti ynë për politikën si një ndarje mes së majtës e së djathtës lindi në…

2 days ago

Shpikjet e mëdha që erdhën nga bota islamike

    Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…

2 days ago

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në histori

    Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese.…

2 days ago

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…

2 days ago