Nëse ju dhembin këmbët në mëngjes, dhe nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje të tepërt një ditë më parë, kjo simptomë mund të tregojë probleme shumë më serioze shëndetësore. Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë.
Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin. Dhimbja në këmbë në mëngjes mund të tregojë:
– Artriti ose artroza – me këto probleme ndjehen dhimbje në këmbë, shputa dhe gishta.
– Lëndimet e ligamenteve të kyçit të këmbës.
– Zgjerimi i venave – ka një ndjenjë të rëndimit dhe dhimbjes në këmbë.
– Osteoporoza – manifestohet me dhimbje në thembra.
– Inflamacion i venave sipërfaqësore – manifestohet me dhimbje pulsuese në muskuj.
– Sëmundjet vaskulare
– Eritromelagjia – sëmundja prek këmbët, duke shkaktuar dhimbje. Prek kryesisht meshkujt e moshës së mesme. Shpesh ndodh në sfondin e hipertensionit dhe marrjes së medikamenteve të caktuara.
Një numër i madh sëmundjesh nuk kanë simptoma në mëngjes, por nëse shfaqen pas një pushimi të natës, kur nyjet dhe muskujt relaksohen, mund të tregojë se gjendja është përkeqësuar.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…