<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Herodoti pohon si fakt se jonët, helenët, dorët dhe athinasit ishin të gjithë pellazgë”

Herodoti pohon si fakt se jonët, helenët, dorët dhe athinasit ishin të gjithë pellazgë. Jonët në fillim quheshin pellazgë; dhe përcaktogeshin si [pellazgë] egjeas nga që banonin në breg të detit jonë, nga Joni, i biri i Ksuthosit. Athinasit ishin pellazgë dhe në fillim quheshin ‘krani’, pastaj ‘kekropidë’, pastaj ‘jonë’, sipas gjeneralit të tyre, dhe së fundi ‘athinas’ në epokën e Erekteusit. Eforsët i quajnë pellazgët arkafianë për nga prejardhja, por kjo nuk do tē thotë asgjë më shumë se sa identifikimi i tyre me një lokalitet të caktuar, sepse i gjithë Peleponezi ishte pellazg. Në mënyrë të ngjashme, Asiusi i quan elianët e hershëm pellazgë, dhe thotë që ata ia kalonin të tjerëve për nga lartësia dhe madhësia e shtatit, si dhe dhuntitë mendore.

Tani, në qoftë se siç thotë Herodoti, helenët kishin në zotërim Ftiotin nën sundimin e Deukalionit, dhe pastaj Histiaotisin nën sundimin e Dorusit, dhe pastaj migruan më vonë për në vende tjera nën emrin dorë, atëherë edhe ata duhet të kenë qenë fis pellazg. Lakedamonët ishin me origjinë dorike – për rrjedhojë, pellazge – pokështu edhe thesalianët.Pastaj Marsh vëren në mënyrë emfatike se “Εθνος πελασγικδν dhe Εθνος Ελληνικδν” ishin sinonimkë, dhe përdoreshin vetëm për të bërë dallimin midis të njëjtit komb por në periudha të ndryshme të ekzistemcës së vet.

Herodoti nuk bën dallim midis gjuhës dorike dhe asaj eolike, ndërsa Strabo dhe Pausiniasi thonë se gjuha eolike flitej nē Thesali, dhe se përdorej nga helenët e vjetër. Gjuha eolike ishte zanafilla, kurse ajo dorike degë e saj; ose ndoshta, që të jemi më të saktë, gjuha dorike ishte një shkallë më e përparuar se eolikes. Termat me të cilat përshkruhen këto dialekteve nuk duhet të kuptohen sikur i përgjigjen dy gjuhëve të veçanta – pellazgjishtes apo greqishtes – por si dy dialekte të ndryshme të së njëjtës të folme. Po kështu, nuk mund të citohet asnjë shembull, qoftë nga lashtësia apo kohët moderne, kur gjithë popullata ka folur të njëjtën gjuhë, pa dallime dialektore.

Shkëputur nga: “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre të sotëm – Patric Colquhoum & Pashko Wassa” /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë i ndodh trurit kur nuk konsumoni mjaftueshëm yndyrë?

    Mendoni se yndyrnat janë armiq të shëndetit? Truri juaj nuk do të ishte…

5 hours ago

Pse e ndajmë politikën në të majtë dhe të djathtë?

Koncepti ynë për politikën si një ndarje mes së majtës e së djathtës lindi në…

10 hours ago

Shpikjet e mëdha që erdhën nga bota islamike

    Ndërsa përhapja e Islamit dhe lulëzimi që njohu bota islamike përfshiu qendrat e…

11 hours ago

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në histori

    Miliona njerëz kanë humbur jetën nga përmbytje, tërmete, shpërthime vullkanike dhe stuhi shkatërruese.…

12 hours ago

Studim: Fëmijët që rriten në fermë kanë më pak alergji, astmë dhe probleme të lëkurës

Fëmijët që rriten në fshat preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti…

12 hours ago