Sipas Librit të Rekordeve Guinness, Sebiha Gokçen është pilotja e parë femër luftarake.Gjithashtu, ajo u zgjodh nga Forcat Ajrore Amerikane, si e vetmja femër, në mesin e njëzet pilotëve më të mirë në historinë e aviacionit. Sebiha Gokçen është me origjinë nga fshati Lozna afër Bijelo Poljes. Mbiemri i saj i vërtetë është Qoroviqi.

Mbiemri i nënës së saj është Çullum dhe ata ende jetojnë në Mitrovicë të Kosovës. Ajo jetonte në qytetin turk të Bursës.

Ajo humbi prindërit e saj herët. Kur Bursa u vizitua nga Mustafa Kemal Ataturku, presidenti i parë i Turqisë, ajo ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçare. Atij i pëlqeu shumë, ndaj e adoptoi dhe i vuri pseudonimin Gokçen (përkthim – Qiellore),para se Sebiha të shfaqte ndonjë interesim për aviacionin. Në vitin 1938, ajo bëri një fluturim pesë-ditor rreth vendeve të Ballkanit, pas së cilës ateroi në Beograd. Është interesante se ajo ndërroi jetë më 22 mars 2001 dhe lindi po atë ditë të vitit 1913, ndaj Google e shënoi atë ditë si ditë të aviacionit.

Aeroporti i tretë më i madh në Stamboll mban emrin e saj.

/Nga Eli B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here