<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Beteja e Ohrit (14-15 shtator 1464)

Sot, 558 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1464 u zhvillua beteja e Ohrit, mes ushtrisë së Skënderbeut e përbërë nga 12,000 shqiptarë e 1,000 venecianë dhe garnizonit të sapo-stacionuar osman prej 14,000 ushtarësh në kalanë e Ohrit. Beteja zgjati deri më 15 shtator, ku forcat e Skënderbeut dolën fitimtare.

Me shpalljen e kryqëzatës anti-osmane nga Papa Piu II në fund të nëntorit 1463, Skënderbeu me ushtrinë e tij marshoi në territoret osmane duke fituar betejë pas beteje. Por, më 14 gusht të vitit 1464, Papa Piu vdiq në Ankona, vetëm disa ditë para së të lundronte për në Arbëri, ku dhe do kurorëzonte Gjergj Kastriotin si mbretin e Arbërisë dhe Epirit. Me të marrë vesh për vdekjen e tij, Skënderbeu, i gjendur i vetëm në luftën kundër osmanëve, vendosi të marshonte për në Ohër për të shkatërruar një garnizon të ri osman prej 14,000 ushtarësh nën komandën e Sheremet beut.

Beteja zgjati nga 14 shtatori e deri më 15 shtator 1464. Beteja filloi kur Skënderbeu dërgoi rreth 500 kalorës shqiptar në portat e kalasë për të provokuar osmanët të sulmonin. Plani i Skënderbeut funksionoi dhe ushtria osmane sulmoi atë shqiptare duke dalë kështu jashtë mureve të kalasë ku ra në kurthin e Gjergj Kastriotit. Nga beteja që u zhvillua, osmanët patën rreth 10,000 ushtarë të vrarë dhe 12 oficerë osman të kapur, mes të cilëve dhe djali i Sheremet beut, ndërsa humbjet në rradhët e Skënderbeut ishin të pakëta.

Me fitoren e betejës, Skënderbeu vendosi ta festojë atë duke ngrënë një darkë me koran (troftë e liqenit të Ohrit), një peshk i cili çdo të premte u dërgohej perandorëve të Bizantit për darkën e tyre të veçantë, ndërsa 12 oficerët osman u liruan nga Gjergj Kastrioti kundrejt pagesës prej 40,000 dukatë. Shumën e mbledhur Skënderbeu ja shpërndau ushtrisë së tij.

📸 Beteja e Ohrit, gravurë nga Jost Amman (1587)

InForCulture

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

1 day ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

1 day ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

1 day ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

1 day ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

1 day ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

1 day ago