<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Hyjnesha në fron, emblema e Prishtinës

SHKRUAN, HAXHI MEHMETAJ, ARKEOLOG, ISH DREJTOR I INSTITUTIT TË MONUMENTEVE DHE MUZEUT RAJONAL TË PRISHTINËS

Lidhur më shtatoren e pagëzuar Hyjnesha në Fron, në shtypin e verdh (Vikipedia, portale të ndryshme, etj.) por edhe në shkrime që pretendojnë të jenë shkencore janë dhënë interpretime të gabuara e sharlatane, që krijojnë huti e paqartësi së cila ishte hyjnesha dhe çka paraqet.

Hyjnesha në Fron është gjetje rasti e viteve 50-ta të shekullit të kaluar në vendbanimin e neolitit në Tjerrtore të Prishtinës. Paraqet njërin ndër ekzemplarët më të realizuar artistik të shtatoreve antropomorfe të neolitit në Gadishullin Ilirik. Është punuar nga argjila e kuqe e zgjedhur dhe ka qenë lyer më ngjyrë simbolike kulti, ngjyrë të kuqe (crusted).

Hyjnesha e veshur më një fustan më mëngë të gjata dhe e stolisur më një qafore me medaljon, duket sikur pozon e ulur në një fron më katër këmbë, në një pamje sa madhështore aq edhe të autoritetshme, qëndrim të drejtë, barkë pak të fryrë për të venë në pah tiparet femërore, duar të kthyera në bërryl e të vendosura ne bel (fig. 1a -1c). Është e lartë 18.5cm. Ka kokë në formë pentagonale, hundë të gjatë, fytyrë me mollëza të theksuara, sy në trajtë bademi dhe mjekër më mbaresë trekëndëshi. Në maje të kokës ndodhet një lloj kurore apo diademe me katër vrima. Në të dyja anët e ballit është dhënë frizura në formë të spiraleve. Imtësitë e fytyrës, qerpikët e syrit, mollëzat e faqeve, veshja, këmbët e fronit, varësisht prej efektit që do të arrihej, janë theksuar me vija të drejta horizontale, më vija drejta vertikale apo me vija të pjerrëta, ndërsa anash këmbeve të fronit janë paraqitur dy zbukurime të rrumbullakëta plastike.

Motivet e vijave ndryshojnë në bark dhe shpinë ku nxjerrin krye dy simbole të ngjashme më njëra tjetrën – meandri dhe sipëri tij katër linja të shkurtra vertikale dhe një linjë horizontale. Këto simbole pa dyshim paraqesin shkrime, përkatësisht parashkrimin më të vjetër në Evropë, mesazhet e të cilave mbas nuk do ti kuptojmë asnjëherë. Shtatorja anash syve dhe në bërryla ka nga dy vrima për t’u përforcuar për ndonjë objekt statik. Me gjasë paraqet Nenën e Madhe të Hyjnive si shtytëse e krijimit të racës njerëzore. Gjykuar sipas numrit të madh të këtij tipi të shtatoreve, siç duket çdo shtëpi a faltore kulti e neolitit ka qenë e stolisur së paku më nga një “ikonë” të këtillë. Ekzemplar të këtyre figurave janë gjetur edhe në Vojvodinë (Panoni), si dëshmi që fama e tyre ka tejkaluar kufijtë e Dardanisë.

Hyjnesha në fron i takon stilit të figurave të variantit kosovar të neolitit të vonë të kulturës së Vinçës, mijëvjeçarit të katërt p.Kr. Ishte dërguar në Beograd në vitin 1998 së bashku më thesarin arkeologjik të Kosovës. Figura e Hyjneshës në Fron është kthyer në Muzeu e Kosovës në vitin 2002 nga kryeadministratori i Kosovës, M. Steiner. Kam qenë i ftuar në zyrën e tij për ta vërtetuar origjinalitetin e figurës së Hyjneshës në Fron.

Pas Luftës së vitit 1999 e në kombinim me kapakun e enës së eneolitikut më motive spiralesh, të zbuluar në Graçanicë, e kam propozuar për emblemë të kryeqytetit. Dhe sot Hyjnesha në Fron është emblema e kryeqyteti tonë dhe simboli më i popullarizuar i Kosovës. /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

15 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

15 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

16 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

16 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

16 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

17 hours ago