Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature”, temperaturat e larta do të bëhen një dukuri e rregullt e në Afrikën Sub-Sahariane, pjesë të Gadishullit Arabik dhe një pjesë të madhe të Indisë.
Siç theksojnë shkencëtarët, deri në fund të shekullit të 21, në këto zona temperaturat do të jenë shumë më të larta në krahasim me vendet tjera, duke shfaqur kështu edhe rrezik më të madh, transmeton portal arbresh.info
Kjo do të rrisë numrin e sëmundjeve të ndryshme dhe do të zvogëlojë aftësinë për të punuar jashtë.
Rajonet që pothuajse kurrë nuk përjetojnë nxehtësi ekstreme do të kenë nga një deri në 15 ditë në vit ku temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Rezistenca e trupit të njeriut ndaj nxehtësisë varet kryesisht nga lagështia. Kështu, me lagështi 100%, një temperaturë mbi 31°C bëhet e rrezikshme. Temperatura mbi 40°C konsiderohet e rrezikshme dhe temperatura mbi 51°C konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme.
Deri në vitin 2050, indeksi i nxehtësisë së rrezikshme mund të tejkalohet gjatë gjysmës së vitit në rajonet tropikale. Deri në vitin 2100, shumica e ditëve të vitit do t’i përkasin kësaj kategorie dhe madje 25 për qind e vitit mund të bien në kategorinë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Shkencëtarët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do të ndikojë në shëndetin e të moshuarve, të varfërve dhe njerëzve që punojnë jashtë, dhe çfarë pasojash do të ketë në bujqësi, blegtori dhe ekonomi – është e vështirë të imagjinohet tani./arbresh.info/
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…