<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

‘Shi diamantesh’ në botët e largëta, shkencëtarët zbulojnë fenomenin e çuditshëm

Mund të jetë duke rënë shi me diamante në planetet në Univers, kështu janë shprehur shkencëtarët të cilët përdorën plastikë të zakonshme për të rikrijuar reshjet e çuditshme që besohet se krijohen brenda Uranit dhe Neptunit.

Më përpara shkencëtarët kishin hedhur teorinë se presioni dhe temperatura jashtëzakonisht e lartë, e kthejnë hidrogjenin dhe karbonin në diamante të ngurtë mijëra kilometra nën sipërfaqen e akujve gjigand.

Sipas studimit të publikuar në Science Alert, shkencëtarët futën edhe oksigjen duke zbuluar kështu se ‘shiu i diamanteve’ mund të jetë më i zakonshëm sesa mendohet.

Gjigandët prej akulli si Neptuni dhe Urani mendohet të jenë forma më e zakonshme e planetëve jashtë sistemit tonë Diellor,  kjo nënkupton se ‘shiu i diamanteve’ mund të ndodhë në të gjithë Universin.

Një nga autorët e këtij studimi, Dominik Kraus, u shpreh se reshjet e diamantit ishin krejtësisht ndryshe nga shiu në planetin Tokë.

Sipas tij, nën sipërfaqen e planetëve mendohet të jetë një lëng i nxehtë dhe i dëndur, aty diamantet formohen e më pas zhyten ngadalë në bërthamat shkëmbore,më shumë se 10.000 kilometra poshtë, të cilat kanë pak a shumë madhësinë e Tokës.

Këto diamante mund të mos  jenë të shndritshëm dhe të prerë si një perlë e bukur në një unaze, u shpreh fizikanti, teksa shtoi se ata  janë formuar nga forca të ngjashme si në Tokë.

Ekipi hulumtues synuan ta përsërisnin procesin, ata gjetën përzierjen e  nevojshme të karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit në një burim që është lehtësisht i gjetshëm, plastika PET, e cila përdoret për paketimin e përditshëm të ushqimit dhe shishet.

“Oksigjeni që është i pranishëm në sasi të mëdha në ato planete ndihmon në thithjen e atomeve të hidrogjenit nga karboni, kështu që është më e lehtë që diamantet të formohen”, tha fizikanti duke shtuar se dritat me rreze shumë të shkurtra X, me shkëlqim të jashtëzakonshëm i lejuan ata të shikonin procesin e nanodiamateve (diamantë tepër të vegjël për t’u parë me sy të lirë), teksa formoheshin.

Gjithashtu shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë mënyra të reja për të prodhuar nanodiamante. E megjithatë, i gjithë hulumtimi  i shiut të diamantit mbetet hipotetik sepse për Uranin dhe për Neptunin, të cilët janë planetet më të largët në Sistemin tonë Diellor, dihet shumë pak./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

5 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

6 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago