Është mjaft argëtuese të luash në borë kur je i veshur me rroba të ngrohta dhe i pajisur me shall, kapele dhe dorëza. Pjesa më e bukur është kur vëreni fjollat e borës në dorëzat tuaja dhe ndieni një kënaqësi të madhe që mund t’i shikoni ato nga afër. Në ato momente do të vëreni se asnjë fjollë bore nuk duket saktësisht e njëjtë.
Kjo ndodh pasi çdo fjollë bore është unike, që do të thotë se secila prej tyre është ndryshe. Mirëpo ato kanë diçka të përbashkët. Të gjitha fjollat e borës janë me gjashtë anë dhe duken shumë të bukura kur i shikon ato nga afër.
Por, a e keni pyetur veten ndonjëherë se si krijohen këto fjolla bore?
Tani së bashku do ta kuptojmë përgjigjen e kësaj pyetjeje.
Fjollat e dëborës formohen gjatë temperaturave shumë të ulëta.
Kur një pikë uji jashtëzakonisht e ftohtë bie në kontakt me pluhurin dhe ngrin mbi të krijohen kristale akulli. Dhe kur këto kristale fillojnë të ngjiten me njëra-tjetrën dhe të bien në tokë, avujt e ujit ngrijnë dhe ngjiten mbi to, duke ndërtuar kështu kristale të reja.
Por, pse fjollat e borës kanë forma të ndryshme? Kjo ndodh ngase çdo fjollë bore ndjek drejtim të ndryshëm gjatë rënies në tokë. Kështu ato përjetojnë kushte të ndryshme atmosferike dhe për këtë arsye ndryshon forma e tyre dhe ato dallojnë nga njëra-tjetra. Disa duken sikur prizma, përderisa disa kanë një pamje si me gjilpëra. Mirëpo secila prej tyre është e veçantë dhe e bukur në llojin e saj.
Prandaj kur të vëreni ndonjë fjollë bore të ngjitur në rrobat apo dorëzat tuaja, shikoni ato nga afër dhe do të kënaqeni me pamjen e tyre, e cila më të vërtetë është e hijshme.
Rruga Press
Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në shtyp – rruga e…
Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…
Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni…
Romët, cila është prejardhja e tyre e vërtetë? Pse stili endacak i jetesës nuk…
Shalqinjtë janë të përhapur gjerësisht në Lindjen e Mesme. Por shalqini ia detyron rëndësinë…
Molla është frut me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë…