Kulla e Balshajve quhet sipas dinastise Balshaj nga Shkodra, ne te cilen, gjate shekujve XIV e XV ishte selia e kesaj familje..
Ulqini ishte vendbanim i lashte ilir te cilin e pushtuan romaket ne vitin 163, pastaj šas ndarjes se Perandorise Romake bizantinet, pas tyre sllavet e ne vitin 1405 venedikasit. Pas betejes se Lepantit Ulqini ne vitin 1571 ishte bere pjese e Perandorise Otomane dhe aty kishte qendruar Sabbatai Zevi (1 gusht 1626 – 17 shtator 1676), ose Shebataj Xevi, çifut sefard me origjinë nga Smirna (Izmiri) në Turqi, i quajtur Mesia hebraik, i njohur si mistik kabalist dhe themelues i levizjes shabateiane “Dönme” (të konvertuar ne islam) ose kripto judaist. Per shkak te veprimtarise se tij, sultani Mehmedi V e kishte detyruar te konvertohet ne islam dhe pas burgosjeve neper burgje te ndryshme ne Stamboll e neper Turqi e kishte debuar ne Ulqin, i cili asokohe kishte qene periferi e Perandorisë Otomane.
Ne vitin 1878 Ulqini u be pjese e Malit te Zi.
Kulla e Balshajve gjendet ne pjesen me te larte te Kalase se Ulqinit, afer kishes se shnderruar ne xhami dhe tregut te sklleverve (te zene rob nga piratet ulqinak) dhe sot eshte pjese e Muzeut te Ulqinit, e ne brendi te saj ende shihen gjurmet e qendrimit te Shebataj Xevit, ndersa ne qender te Ulqinit afer nderteses se Komunes gjendet nje tyrbe ku thuhet qe eshte varri i tij.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…