Ju kujtohet Gori i “Hasta la vista”?
Kur lexova romanin “Për kë bie këmbana” të Heminguejt u mahnita, rrëfen Petro Marko në parathënien e librit të Heminguejt, botim i Ombras, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin “Hasta la vista”.
Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: “I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj “Për kë bie kambana”, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve, që ranë në Spanjë”
Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: “I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falënderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”
– Gori, unë po fle pakëz!
– Po për ku vemi, Asim?
– Nesër ta them…tani fli o Gori, se nesër kemi ,,dasmë’’. Do martojmë fashistët…flij…Gori…fli: Buenas noches).
Gori u mbështoll me kapotë, por syri nuk i mbyllej.
Çudi! Asimi nuk e pyeti fare për Sanijen! Ta dinte Sanija që në këtë natë Asimi është bashkë me Gorin!
Ajo e dashuroi shumë Asimin pa ia njohur mirë shpirtin. Po, po t’ia njihte, do ta dashuronte edhe më shumë.
Gori sillte ndër mënd kohën kur bashkë me Asimin mblidheshin në një dhomë të një rrugice-qorre të Rrugës së Postës në Tiranë, aty ku u botua një revistë revulucionare. Përtej murit, banonte Sanija, një vajzë e mbyllur.
Ajo shikonte Asimin që hynte e dilte dhe e dashuroi. E si të mos e dashuronte Asimin? Sy-zi e vetull-zi, flok-zi, me dhëmbë të bardhë dhe me fjalë të ëmbël si tërë ëmbëlsia e fytyrës së tij, e cila shprehte po atë besim, guxim e njerëzi që shprehin tërë fytyrat e revulucionarëve të përvojtur. Gori e njihte mirë Asimin. Ishte shumë i mbyllur. Nuk para fliste. Çelte gojën rrallë si malësorët tanë. Sanija e shkretë pak herë foli me Asimin.
Ajo i kish thënë kur ky po nisej për një udhëtim të largët: “…Do të kthehesh?” ,,Në mos u kthefsha shpejt, ti Sanije mos më harro!”- i kish thënë Asimi.
,,Prit Asimin!” i kish thënë edhe Gori. Mirëpo babai e shtërngonte të martohej në fshat me një mik të tij. Gorit i vinin varg e varg mendimet e ngatërruara. Atje në Tiranë, në Tiranën e dashur, Gori la shokët e tij, la Sanijen e Asimit shumë të pikëlluar. Po pa tjetër Asimit do t’ja thoshte se Sanija ishte njohur me shoqet e grupit, të cilat pa tjetër do të shpëtonin. Edhe Gori kishte shumë dëshirë të kishte lënë një të dashur në Tiranë, po s’la gjë. Ka qenë shumë i varfër dhe i turpshëm. Sa turp kishte kur fliste me ndonjë vajzë! Aq sa shokët i thoshnin:,,Dervish! Babadervish! Mos kij frikë nga vajzat! Ato s’të hanë!” Kur u nis nga Parisi, nga Hotel Belvillë, e kish puthur vajza simpatike e hotelxhiut! Sa ish tronditur!
E kish puthur ditën e nisjes duke i thënë : ,,Fitoni luftën për ne të rejat!”. E kish puthur mësonjësja plakë e një shkolle në Karkasonë, kur grupi i Gorit nisej për në Spanjë! E kish puthur mësonjësja që e shoqëronte me fëmijët e vegjël duke i thënë::,,Fitoni luftën për këta fëmijë, që të rrojnë të qetë e të lumtur!: E kish puthur fshatarja e pashme e Pireneve që e përcillte duke i dhënë verë për të pirë dhe duke i thënë :,,Fitoni luftën për ne fshatarët, të rrojmë të qetë e të lumtur në punën tonë” E kishin puthur vajzat e Barcelonës –siç bënim me vullnetarët – kur pritën me lule grupin e Gorit duke i thënë:
Mendonte e mendonte Gori e s’i besohej që ai, vetë Gori Gjinleka, t’ishte i armatosur me armë në dorë për të luftuar armikun e paqes, armikun e njerëzisë-fashizmin.
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…