<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Një zbulim i madh për historinë e Kosovës antike: Ulpiana e harruar nga vizitorët

Entuziazmi për punë është shtuar tek arkeologët në qytetin antik të Ulpianës. Një mozaik i vjetër, por zbulim i ri, u ka dhënë energji shtesë grupit të arkeologëve, me përbërje vendore e ndërkombëtare për të vazhduar gërrmimet. Mozaiku mijëra-vjeçar duket se po i shijon rrezet e diellit, teksa punëtorët aty, shkojnë e vijnë me vrap.

“Është një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjike që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë”, është fjalia plot krenari e arkeologut Ilir Culaj, që shpjegonte pa përtesë të gjithë historinë e Ulpianës.

Duket se puna në këtë hapësirë pak kilometra nga Prishtina, i është bërë edhe pjesë e jetës. Në telefon ai mban një skicë të konstruktuar me mbetjet e Ulpianës, e të cilat priten të gërmohen tutje.

Më pak se 10 kilometra nga qendra e kryeqytetit gjendet qyteti antik romak i Ulpianës, që dikur banohej nga mijëra vetë. Është një ndër hapësirat më të famshme arkeologjike të Kosovës.

Parku përfshin qytetin e lashtë të fortifikuar të Ulpianës prej rreth 120 hektarësh, që përbëhet nga 4 sektorë: Pjesa e Katedrales me pagëzimore, zona e Portës Veriore dhe e tempullit pagan, Nekropoli Verior si dhe pjesa më e re ku sapo është zbuluar një katedrale më përmasa të jashtëzakonshme për kohën (75×24 metra). Besohet se në këtë pjesë ku është zbuluar kjo bazilikë është qyteti Iustiniana Secunda, vazhdimësi e Ulpianës antike, e ngritur nga perandori me origjinë nga Dardania – Justiniani i Madh.

Zbulimi i ri

Arkeologët kanë zbuluar mozaikun me katër ngjyra polikrom, i cili është i zbukuruar me ornamente të valëzuara gjeometrike, si dhe elemente tipike paleokristiane, të cilat janë dëshmi e qytetit të dytë Dardan Paleobizantin.

Ky mozaik është i punuar në mënyre të kujdesshme me gurë te vegjël të vendosur në mënyre gjeometrike.

Punët kanë filluar gjatë muajit korrik dhe pritet të vazhdojnë deri në muajin shtator. Gërmimet po zhvillohen nën udhëheqjen e arkeologëve Arben Hajdari, Christophe Goddard dhe Milot Berisha.

Zbulimi ka tërhequr shumë vëmendje të arkeologëve dhe ekspertëve ndërkombëtare, të cilët qëndruan gjatë kohës se gërmimeve në park.

Ulpiana antike është zbuluar në vitin 1954, nga arkeologu Emil Çershkov.

Gërmimet në zonën se ku ka ndodhur zbulimi i mozaikut janë duke ndodhur në brendësi të mureve të qytetit antik të njohura si “Iustiniana Secunda”.

Sipas arkeologut Ilir Culaj bëhet fjalë për një bazilikë të përmasave të mëdha mbi 75 metra gjatësi dhe me një gjerësi prej 24 metrave, ku e gjithë dyshemeja e nefit qendror ka qenë e mbuluar me mozaikun 4-ngjyrësh.

“Pjesa se ku shtrihet qyteti antik është diku rreth 120 hektarë edhe me pjesën jashtë mureve rrethuese. Për momentin jemi duke gërmuar brenda mureve të qytetit, në ketë hapësirën ku është zbuluar mozaiku i një kishe e cila daton që nga shekulli i VI e që është një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjik në Kosovë. Ky mozaik përbehet nga 4 ngjyra të cilat kemi arritur t’i dallojmë deri më tani. Santa Maria di Magiore, është një kishë e vjetër Romake e shekullit të V-të ndërsa kjo këtu që kemi zbuluar i takon shekullit të VI, dhe të dyja kanë përafërsisht planiterinë e njëjtë”, ka thënë Ilir Culaj.

Zona se ku kanë filluar punimet i ngjan një skene madhështore ku shumë arkeologë, studentë të arkeologjisë si dhe ekspertë të fushave të ndryshme janë mbledhur së bashku për t’i dhënë një interpretim sa më të saktë këtij qyteti antik.

Sipas arkeologut Culaj, kjo zonë ka qenë mjaft e rëndësishme për periudhën se kur është ndërtuar, pasi që kisha të tilla nuk janë ndërtuar që të shërbejnë vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

“Ndërtimi i kësaj kishe nuk është bëre që të shërbejë për 10 apo 50 vite. Ky ndërtim është bërë që të shërbejë për periudha më të gjata kohore, siç është edhe duke u dëshmuar përmes madhësisë së saj.”

Rëndësia e këtij zbulimi është mjaft e madhe sepse, me këtë zbulim është vërtetuar se kjo pjesë ka qenë e populluar edhe ka pasur rendësi të madhe ekonomike para ndërtimit të kësaj kishe nga Perandori i asaj kohe, Justiniani.

“Është zbulim madhështor që dëshmon për rëndësinë religjioze dhe ekonomike që ka pasur ky lokalitet, por, edhe Dardania si provincë. Qyteti është i vendosur në një zonë të rrafshtë, ka pasur mundësinë që të zhvillojë bujqësinë, blegtorinë, ka pasur ujë të mjaftueshëm si dhe metalurgjia ka qenë mjaft e zhvilluar falë minierave të pasura në afërsi. Të gjitha këto i kanë dhënë një peshë të madhe ekonomike qytetit”, tregon Culaj.

Edhe gjeologët vendorë të cilët kanë marrë pjesë në analizimin e gurëve dhe mbetjeve të gjetura, kanë deklaruar se gurët të cilët janë përdorur për ndërtimin e kishës dhe mureve rrethuese janë marrë nga hapësirat përreth qytetit e nuk janë sjellë nga jashtë.

Sipas Culajt, e gjithë hapësira është një areal i cili ka qenë për një kohë të gjatë i banuar nga Dardanët, por në një moment është pushtuar nga perandoria Romake ku dhe ka filluar të vendoset administrata e tyre.

“Këto janë areale të cilat kanë qenë të populluara nga Dardanët, por në një moment Perandoria Romake e ka pushtuar të tërë këtë lokacion ku dhe pastaj është vendosur administrata romake, por që, edhe pse nën pushtimin romak ky qytet ka qenë në përgjithësi i banuar nga banorët lokal dardan.”, tha Culaj.

Gërmimet duhet të behën në mënyre të kujdesshme dhe të ngadaltë, deri sa të zbulohet i tërë mozaiku, pasi që rreziku për ta dëmtuar atë është mjaft i madh. Megjithatë, Culaj thekson se kanë ekspertë të mjaftueshëm për të bërë gërmimin në mënyrë profesioniste dhe të sigurt.

Përderisa ky zbulim konsiderohet si një nga më të rëndësishmit deri më tani, vlen të përmendet fakti që, gjithandej Kosovës se ka mbetje të mëdha arkeologjike të cilat presin të gërmohen në mënyre që të dokumentohet historia.

Sipas z.Culaj, Departamenti i Arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës është i ri, por, në të ardhmen presin që nga ky departament të dalin ekspertë të fushave të ndryshme të arkeologjisë dhe të fillojnë sa më shpejt gërmimet intensive në tërë Kosovën.

Edhe pse konsiderohet një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, por edhe në tërë rajonin, pra, është një nga qytetet më të mëdha të kohës së saj, Ulpiana prapë ka mbetur pa një interesim të madh nga vizitorët.

InForCulture

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

9 minutes ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

21 minutes ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

7 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

7 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

23 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago