<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Toleranca Fetare, Vlerë Përcaktuese e Identitetit Kombëtar

Arbën Xhaferi: Toleranca Fetare, Vlerë Përcaktuese e Identitetit Kombëtar

Qytetërimi evropian nuk është në përputhje të plotë me një religjion dhe është ndërtuar mbi parimet e laicizmit. Kjo u vërtetua edhe me rastin e hartimit të Kushtetutës së UE-së. Mendoj se ky orientim i qytetërimit evropian është modeli shpëtimtar për shqiptarët, formula që në zanafille i eviton fërkimet. Çështja e besimit është, mbase çështja më komplekse, më e ndjeshme në jetën e njeriut. Besimi është harta orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se harta e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, por të trajtohen si vlerë e intimes së tyre. Besimi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte.

Qytetërimi evropian e kultivon këtë qasje dhe në këtë mënyrë i eviton fërkimet fetare. Karakteristikë kryesore e qytetërimit euro-perëndimor është mendësia inkluzive, pranuese dhe jo përjashtuese. Prandaj, të gjithë marksistë-leninistët dikur dhe gjithë fundamentalistët sot kanë kërkuar strehim në Evropë dhe jo në shtetet komuniste, apo në shtetet e ashtuquajtura islamike. Pas pranimit të konventave ndërkombëtare që garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, apostazia, proselitizmi, konvertimi, kam përshtypjen se janë fenomene të së kaluarës. Natyrisht se këto procese do të vazhdojnë edhe më tutje, në trajta të buta, si e drejtë e patjetërsueshme e njeriut. Konvertimet spektakulare janë të dëmshme dhe gjithmonë kanë shkaktuar efekt të kundërt.

Sipas njohurive të mia, edhe Vatikani është kundër konvertimeve pompoze, që për bazë e kanë interesin vetjak, apo politik. Për Vatikanin besimi është gjëja më serioze në jetën e njeriut dhe çdo keqpërdorim, instrumentalizim i tij për qëllime jofetare, është i palejueshëm. Në sistemin perëndimor të vlerave për të gjitha shqetësimet e për dilemat tona, gjenden zgjidhje të pranueshme. Të gjitha besimet monoteiste kanë një substancë teologjike, kanë një burim dhe ofrojnë të njëjtën rrugëdalje për ta gjetur kuptimin e jetës.

Problemet nuk shfaqen, pra në planin teologjik, por te shfrytëzimi i religjionit si përçues i vlerave nacionale dhe kulturore të popujve të tjerë, përkatësisht të interesave të tyre të ngushta. Feja islame ndryshe praktikohet nga turqit, ndryshe nga arabët, apo pakistanezët, afganët, kaukazianët apo iranianët. Detyrimisht ndryshe do të duhej të praktikohej edhe nga shqiptarët evropianë, pa e lënduar substancën, dogmën që është në funksion të aksiomës në sistemin religjioz. Natyrisht se kundër këtij qëndrimi do të jenë integralistët orientimesh të ndryshme, që përpiqen të imponojnë një unitet që nuk ka ekzistuar as në kohën e profetit Muhamed. Në kohën e globalizmit, ku paralelisht globalizohet e mira dhe e keqja, çdo spektakël konvertues do të krijonte probleme të pazgjidhshme për popullin tonë dhe do të ishte prelud për shthurje mbi baza religjioze.

Toleranca fetare nuk është produkt aktual politik, por një vlerë substanciale e traditës sonë, një vlerë që e përcakton identitetin tonë kombëtar. Etnologu serb, Vuk Karaxhiqi sugjeron që serbët, përkatësisht sllavët e jugut, ta kopjojnë modelin shqiptar: “Arnautët… për ne janë më të afërt se gjermanët dhe hungarezët. Ka të tillë që i takojnë ritit roman, diçka edhe ritit grek, por të gjithë quhen arnautë, mund të ndodhë që ata ta urrejnë nga pak njëri-tjetrin, por kundruall të tjerëve sillen si vëllezër, sikur të ishin të njëjtit besim. Ka ndodhur që njëri prej tyre, i besimit turk të vrasë dhjetë turq të vërtetë për një arnaut, cilit do rit krishterë, ashtu si një arnaut i ritit roman të vrasë dhjetë italianë për një arnaut të ritit turk”. Ndonëse ky pohim është vulgar, megjithatë e përmenda për të kuptuar se kjo harmoni ndërfetare është e trashëguar dhe nuk është floskulë retorike politike. (2012)

Arbën XHAFERI

InForCulture

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

9 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

9 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

15 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

15 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago