Konflikti më i shkurtër ndonjëherë zgjati më pak se 40 minuta (38 për të qenë të saktë) dhe u zhvillua në 1896 në Oqeanin Indian, në ujërat e ishullit Zanzibar, midis Perandorisë Britanike dhe një sulltani vendas.
Përplasja ishte pjesë e rivalitetit midis dy perandorive koloniale, britanike dhe gjermane, për kontrollin e Afrikës Lindore. Kjo u përkeqësua nga kundërshtimi i fisnikërisë së Zanzibarit për heqjen e tregtisë së skllevërve, të mbështetur nga britanikët.
Shkëndija shpërtheu kur me vdekjen e sulltanit pro-britanik Ḥamad bin Thuwayni më 25 gusht 1896, pro-gjermani Khalid bin Barghash u bë sulltan i Zanzibarit (protektorat anglez që nga viti 1890).
Lexo edhe : Trajneri i Torinos largon 6 lojtarë nga skuadra, dyshohet se filmuan zënkën me Vagnat-in
Pas një sërë ultimatumesh, më 27 gusht, Marina Mbretërore vendosi 5 anije dhe filloi të bombardonte ishullin, duke fundosur anijen e vetme të sulltanit. Më pas marinsat mbretërorë pushtuan Pallatin Mbretëror dhe sulltani u dorëzua duke u strehuar në atë që tani është Tanzania, atëherë një koloni gjermane.
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…