Një anëtar i një bande majmunësh që ka terrorizuar banorët e një qyteti japonez për javë të tëra, është kapur dhe vrarë.
Makakët kanë lënduar të paktën 50 njerëz në Yamaguchi. Primati mashkull u gjet në oborrin e një gjimnazi nga gjuetarët specialë.
Kafsha u godit me qetësues e më vonë u vra pasi u identifikua si një nga përgjegjësit.
Autoritetet po ndjekin majmunët prej të paktën 3 javësh për shkak të raportimeve mbi të rritur e fëmijë. Lëndimet kanë qenë kryesisht gërvishtje të lehta dhe kafshime.
“Dëshmitarët okularë përshkruajnë majmunë të madhësive të ndryshme, madje edhe pas kapjes, kemi marrë raportime për sulme të reja”, raporton një përfaqësues i autoriteteve zyrtare.
Majmuni i kapur ishte 4 vjeç dhe të paktën gjysmë metri i gjatë.
Makakët japonezë gjenden shpesh në territore të ndryshme të vendit dhe në disa zona konsiderohen si parazitë që hanë të mbjellat dhe hyjnë në shtëpi. Dikur kanë qenë një specie e rrezikuar, por vitet e fundit popullata ka lulëzuar./tvklan.al
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…