Categories: SHKENCË/TECH

Çfarë është VPN – dhe si funksionon në rast sulmesh

Si mund të ruheni ndaj sulmeve kibernetike?

Kjo mund të jetë një nga pyetjet më të kërkuara kohët e fundit: Si të ruhemi në internet dhe cila VPN është më e sigurta?

VPN është akronimi i togfjalëshit virtual private networks ose në shqip, rrjete virtuale private.

Private, sepse këto rrjete – ndryshe nga ato që ju përdorni zakonisht si Chrome apo Modzilla – ju ofrojnë privatësi gjatë lundrimit tuaj në internet duke mbajtur të fshehur jo vetëm historinë tuaj por edhe IPN-në – e cila është adresa unike apo lokacioni nga ku ju jeni lidhur me internet apo wifi në momentin që lundroni.

Pse është e rëndësishme kjo?

Privatësia juaj digjitale është e rëndësishme për një numër arsyesh.

Kryesorja është mbrojtja e të dhënave tuaja sensitive, si identiteti juaj, kredencialet dhe fjalëkalimet tuaja, por edhe informacione edhe më të rëndësishme si ato bankare, tatimore dhe shëndetësore.

Lexo më shumë Foto/ 23 shtigjet përrallore në mbarë botën, midis tyre edhe Shqipëria
Nëse nuk jeni të kujdesshëm – dhe shumica e njerëzve nuk janë – të gjitha këto informacione së bashku me fotot tuaja personale, apo dokumentet që mund të shkarkoni nga e-Albania, mund të gjurmohen në telefonin tuaj celular dhe të aksesohen lehtësisht edhe nga një haker fare i thjesht.

Si funksionon?
Pas instalimit, software-i i VPN kripton trafikun e të dhënave në kompjuterin tuaj dhe ja dërgon ato serverit të VPN-së me anë të një lidhjeje të sigurt që njihet si ‘tunel’. Ky proces e fsheh adresën tuaj të IP-së dhe në të njëjtën kohë, edhe lokacionin tuaj.

Arsyeja përse kjo është e rëndësishme është sepse me anë të adresës suaj IP, hakera të sofistikuar mund të krijojnë profilin tuaj digjital.

Ky profil përfshin çdo gjë që ka të bëjë me ju dhe aktivitetin tuaj online. Kjo përfshinë sa herë ju hapni Facebook-un apo Instagramin tuaj, kur aplikoni për punë apo edhe kur shkoni me pushime.

Lexo më shumë Foto/ Astronomët me paralajmërimin e fortë: Asteroidë të fshehur pas diellit po i drejtohen Tokës
Palët e treta mund t’i përdorin këto informacione për t’ju dërguar sulme kibernetike që mund të përdoren edhe si shantazhe për t’ju kthyer mbrapsht adresat apo informacionet tuaja.

Por ka edhe një problem.

Ka qindra VPN dhe sugjerimi i të gjithë ekspertëve të sigurisë është të abonoheni tek shërbime VPN me pagesë, qoftë edhe për 5 euro në muaj.

Arsyeja përse VPN-të falas nuk janë të besueshme është sepse këto kompani duhet t’i paguajnë faturat në një mënyrë ose një tjetër, dhe nëse nuk po e bëjnë këtë nëpërmjet jush, me siguri po e bëjnë duke shitur të dhënat tuaja personale tek palët e treta.

postbck postbck

Recent Posts

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

  Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë…

5 hours ago

Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

  Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025,…

5 hours ago

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

2 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

3 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

3 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

4 days ago