Jahja Drancolli

Gazetari Marin Mema është i pasaktë në emisionin e tij të titulluar “Shqiptari i madh që nuk njihet fare në trojet shqiptare”, të shfaqur në Top Channel, Tiranë!
Nikollë Leonik Tomeu dhe humanistë të tjerë arbërorë që vepruan në Republikën e Venedikut, veçanërisht në Padova, ishin pjesë e studimeve të mia postdoktorale në Universitetin e Padovës (Università degli studi di Padova) në vitin akademik 1986/87. Nga ajo kohë e deri më sot kam shkruar dhjetëra studime kushtuar Nikollë Leonik Tomeut të botuara në revista të njohura të Kosovës, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi. Gjithashtu, me profesor Nexhat Begollin, i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Perugias, kemi përkthyer dhe botuar të gjitha poezitë e zbuluara deri më sot nga Tomeu në revistat “Jeta e Re”, “Fjala”, “Shkëndia” etj.
***
35-vite më parë gjatë studimeve të postdoktoratës në Universitetin e Padovës: Foto në mes të rektorit e profesorit arbër, Nikollë Leonik Tomeo Durrsaku (1456-1531), si dhe profesorit arbër, Marin Beçikemi Shkodrani (1468-1526)!
Burimi: Sala dei Quaranta (Salla e Dyzetë personaliteteve më të shquara të botës universitare) në Palazzo del Bo, godinë më e vjetër e Universitetit të Padovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here