Macet shpesh janë shumë frymëzuese për pronarët e tyre, kështu që shumë prej tyre kanë emra vërtet unikë dhe të bukur

Mirëpo, nuk është sekret që shpeshherë nuk i përgjigjen emrit të tyre, ndaj pyetja është nëse e kuptojnë fare.

Edhe pse nuk janë bërë aq shumë kërkime mbi sjelljen e maceve sa për sjelljen e qenve, disa studime kanë treguar se macet në fakt mund të kuptojnë kur pronari i tyre u drejtohet drejtpërdrejt ose flet për to, transmeton Telegrafi.

Nëse dhe në çfarë mënyre një mace do të reagojë ndaj përmendjes së emrit të saj, varet kryesisht nga natyra e saj personale, motivimi dhe ndjenjat aktuale.

Macet, siç e dini tashmë, janë mjaft të pavarura dhe të vetë-mjaftueshme, kështu që ato nuk do t’i përgjigjen emrit të tyre, përveç nëse ftesa juaj u sjell ndonjë shpërblim, në formën e ushqimeve ose përkëdheljeve.

Macet gjithashtu pëlqejnë pushimin dhe relaksimin, kështu që pronarët e kanë gabim nëse mendojnë se do të reagojnë si qentë kur dikush t’i thërrasë. Pushimet janë më të rëndësishme për ta sesa përmbushja e dëshirave tuaja.

Për të siguruar që macja e njeh vërtet emrin e saj dhe i përgjigjet më shpesh thirrjes suaj, përpiquni ta thirrni disa herë gjatë ditës. Mos e thirrni pa arsye, sepse, kështu, ajo nuk do ta kuptojë më lehtë dhe më shpejt se emri i referohet vetëm asaj.

Sigurohuni që të thoni emrin e maces tuaj kur ta thërrisni për ta ushqyer, për t’i treguar një lodër të re ose për t’i dhënë një meze të lehtë.

Në këtë mënyrë, macja do ta lidhë emrin e saj me diçka pozitive. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here