Trupi i një krijese të çuditshme deti është gjetur në një plazh në Egjipt. Banorët e Gadishullit Sinai në Egjipt u tronditën kur panë një pamje të tmerrshme në një plazh të zonës. Deti kishte nxjerrë mbetjet e një krijese të tmerrshme të ngjashme me orkët nga “Zoti i Unazave”.
Një 39-vjeçar ka qenë ai që ka gjetur “përbindëshin” misterioz, i cili kishte dhëmbë të mprehtë, ndërsa i mungonin sytë.
Rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës – Gazeta Express
“ Isha në një kamping me miqtë dhe po ecnim përgjatë bregdetit. E pashë herët në mëngjes. Lëkura e tij ishte tharë, ai ishte gri i errët, me një kokë të çuditshme dhe një gojë të hapur ku i shiheshin dhëmbët e mprehtë” , përshkroi ai.
Ai vazhdoi: “ Nuk pashë asnjë sy. Trupi i tij ishte i gjatë dhe i lakuar dhe i ngjante një kali deti. Isha i habitur nga madhësia e tij, koka e tij ishte më e madhe se grushti im. Përshtypja ime e parë ishte se kjo ishte një qenie që kishte pësuar një vdekje mjaft të tmerrshme. Nuk mund ta kuptoja se çfarë lloj krijese ishte . ”
Fotot e krijesave misterioze ngjallën shumë diskutime në rrjetet sociale.
” Fëmija i përbindëshit të Loch Ness, ” shkroi njëri, ndërsa një tjetër komentoi: ” Voldemort, mendoj ,” duke iu referuar zuzarit të Harry Potter.
Disa thanë se mund të ishte një përbindësh nga seriali i njohur ” Stranger Things “. Megjithatë, disa, më realistë, raportuan se ndoshta është një lloj smirna. /
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…