<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Zbulohet Artemisa e Dyrrahut

Perëndeshë e gjuetisë, natyrës së egër dhe dëlirësisë. Bija e Zeusit dhe motra e Apollos, Artemisa konsiderohej si mbrojtëse e vajzave dhe grave të reja. Ajo adhurohej në antikitetin grek. Tempulli i Artemisës në Efes, është një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Për romakët, perëndesha njihej ndryshe, si Diana.

Edhe zbulimet e fundit në qytetin tonë bregdetar, sjellin fakte të një periudhe të hershme të Durrësit.

Ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-franceze zbuloi atje, një statujë të vogël bronzi, që mendohet se i takon Perëndeshës Artemisë në Durrësi antik.

Francezja Katerine Abedje Rejnal, bashkëdrejtuese në këtë projekt, tha se janë evidentuar shtresa të hershme të shekullit II dhe III, ku është konstatuar djegie masive, nga një zjarr që mendohet të ketë përfshirë gjithë qytetin. Ndërsa, Brikena Shkodra, arkeologe, tha se këto gërmime mundësojnë transformimin e forumit bizantin, nga shekulli shtatë deri në shekullin e katërmbëdhjetë.

“Ka shumë gjetje, të tipeve nga më të ndryshmet. Këtu po ju tregojmë një statujë të vogël bronzi, ndoshta një perëndeshë. Objekti është ende i papastruar, sepse tani sapo u gjet. Ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por dallohet qartazi që kemi të bëjmë me një personazh femëror. Për nga tiparet e lëvizjes dhe veshjes mund të jetë perëndesha Artemisë, që na bën të kujtojmë sanktuarin e famshëm të Durrësit, për të cilin ka projekte studimore në vazhdim. Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa nivele banesash, të shekullit II dhe III pas Krishtit. Të dyja banesat janë shkatërruar si pasojë e zjarreve masive, ku duken qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. Të frikësuar nga flakët, banorët nuk kanë pasur mundësi të marrin me vete objektet e përdorimit të përditshëm, apo ato të kultit. Duken edhe trarët mbajtës të shtëpisë, të karbonizuar, si elementë shumë të rëndësishëm arkeologjikë, për të kuptuar funksionimin e ndërtimit”, – tha Reynal.

Ndërsa arkeologia Shkodra, vërejti: “Nga fundi i shekullit VII deri në shekullin XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e formave të ndryshme të ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti, në funksione të ndryshme, brenda qytetit mesjetar. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi, duke ngritur nivelet e përdorimit, etj”.

Gërmimet e ekspeditës shqiptaro-franceze rinisën pas dy vjet ndërprerjeje, për shkak të pandemisë. Bashkëpunimi zë fill në vitin 2012 dhe ka për qëllim, të hedhë më shumë dritë mbi topografinë e Epidamne-Dyrrachion, Durrësit antik.

Forumi Bizantin është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh, zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për vlerat kulturore që përfaqëson, Forumi i Bizantin gjendet thuajse në të gjitha guidat turistike të Shqipërisë.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

3 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

3 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

5 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

6 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

6 hours ago