<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sektet më të rrezikshme në histori “KULTET”(Video)

Këto sekte pretendojnë se kanë në dorë zgjidhjen për të gjitha problemet që ka krijuar qytetërimi: sëmundjet, stresin, çmendurinë, ankthet etj. Të gjitha këto përgjigje janë sipërfaqësore, por të pëlqyeshme për ata që i kanë humbur shpresat në këtë jetë. Suksesi i tyre gjendet edhe në nevojën e madhe të njerëzimit për besim fetar pasi në institucione dhe njerëz, ky i fundit duket se ka humbur përgjithmonë. Ndonëse qytetërimi perëndimor pretendon se besimi është rruga e të dobtëve dhe supersticiozëve, vazhdon të vuajë, madje sot më shumë se kurrë nga nevoja për besim me çdo kusht, e cila është instikt natyror i pranishëm tek të gjithë. Këto sekte presin me ankth momentin kur për dikë feja kthehet në një zhgënjim të madh duke e bërë të ndihet i pashpresë për të ofruar “ndihmën e tyre”. Ky kërkim është fillimi në eksperiencën e çdo personi të lidhur me njërin nga këto sekte, eksperienca e kërkimit të fesë dhe së vërtetës. Nuk ekziston ndonjë përkufizim i caktuar për fjalën “sekt” në kuptimin “kult”, por shkurtimisht me të kuptohet një grup njerëzish, të cilët bashkohen rreth disa praktikave të caktuara nëpërmjet dominimit mendor dhe “larjes së trurit”, grup i cili veçohet nga njerëzit e tjerë në mënyrë ekstremiste. Sektet dallohen nga grupimet e tjera sepse: 1. I tërheqin njerëzit drejt vetes me anë të dhënies së njohurive të gabuara dhe mashtruese; 2. Përfitojnë materialisht nga anëtarët e tyre, duke iu zhvatur paratë drejtpërdrejt ose duke i detyruar që të kryejnë punë falas ose me rroga të vogla; 3. I izolojnë ithtarët e tyre nga çdo mendim tjetër të ndryshëm nga ai i sektit dhe mbjellin tek ta urrejtjen për besimet e të tjerëve; 4. Shkaktojnë probleme familjare dhe bëhen shkak për divorce, mosbindje ndaj prindërve, largime nga shtëpia madje edhe vetvrasje./Fakte dhe enigma/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

4 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

5 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

6 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

1 day ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

1 day ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

1 day ago