<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Zbulim i jashtëzakonshëm në Holandë, arkeologët gjejnë tempuj romak 2000-vjeçarë

Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.

Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët.

Më shumë detaje për jetën në periudhën romake

Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja./

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

7 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

10 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

10 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

11 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago