6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KËSHILLA 5 përfitime për shëndetësore të pjeprit

5 përfitime për shëndetësore të pjeprit

I pasur me ujë, fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra, pjepri është pa diskutim fruti që ju duhet gjatë gjithë verës. Ja për çfarë bëhet fjalë:

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.

Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.


Pjepri është freskues dhe diuretik: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.

Pjepri, aleati i bukurisë: Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë: ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht. Aplikojeni në lëkurë si një krem normal. Po kështu ju mund të realizoni lehtësisht një locion rifreskues duke bashkuar pulpën e shtrydhur të pjeprit (të kaluar edhe në sitë) me një lugë gjelle argjilë të gjelbër. Mund ta aplikoni duke përdorur pambuk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments