Të gjithë jemi të vetëdisjhëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.
Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:
Sodë buke
Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.
Uthull dhe limon
Një përzierje shumë efikase, më madhështore për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.
Aspirinë
Merrni një një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.
Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…
Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…