Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla mes shteteve

“…kolonia e vendosur në Itali meriton të përmendet në mënyrë të veçantë. U themelua në shekullin XV nga Skipëtarët të cilët, duke iu larguar sundimit turk pas vdekjes së Skanderbegut, heroit kombëtar, kaptuan Adriatikun. Pesë shekuj kaluan dhe pasuesit e këtyre emigrantëve flasin ende mes tyre gjuhën e stërgjyshërve.

Crispi (Francesco Crispi, ish kryeminstri italian me origjinë arbëreshe) nuk do mungonte të bëhej në kohën tonë përfaqësuesi i shkëlqyer i një race që i kishte dhënë Kishës Romane një papë (Papa Klementi XI Albani) dhe shumë kardinalë, e në art, një nga piktorët më të famshëm italianë, Francesco Albanin, të quajtur “l’Albane”.

Shkëputur prej artikullit të revistës franceze “Je sais tout” dhe shkruar nga Viktor Frobin me titullin “Shqipëria, dekania e racave, dhe me e vogla mes shteteve”. Publikuar në Paris më 15 qershor 1913.

Sipas radhës portretet e tre personaliteteve që janë përmendur në shkrim: 1) Papa Klementi XI Albani; 2) Francesco Albani; 3) Francesco Crispi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here