Sot është një ndër shampanjat më të kërkuara, më prestigjioze dhe me historinë më të vjetër. E megjithatë, Dom Perinjo është emërtuar sipas një njeriu me origjinë modeste:Dom PierPerinjo, një murg benediktin që e revolucionarizoi prodhimin dhe cilësinë e shampanjës, në një epokë kur verërat e rajonit ishin kryesisht të kuqe.
Megjithëse shumë mite e vlerësojnë atë në mënyrë të rreme si shpikësi i shampanjës së gazuar, ai ishte në fakt pionier i shumë metodave që e përmirësuan prodhimin e saj. Në fund të jetës së tij, shampanja e Perinjo u vlerësua në të gjithë botën nga monarkët, sikurse ishteedhe mbreti francez Luigji XIV.
Por kush ishte Dom Pier Perinjo, dhe si e ndryshoi përgjithmonë historinë e prodhimit të shampanjës? Lindi në vitin 1638 në Shën Menhuld në rajonin francez të Shampanjës. Familja e tij përbëhej nga 8 fëmijë, ndërsa babai që ishte ndihmës i një gjykatësi vendas, kishte në pronësi disa vreshta.
Kur ishte 19 vjeç, Pier hyri në Urdhrin fetar Benediktin , fillimisht duke u shkolluar dhe duke shërbyer në Abacinë e Shën Vanës në Verdun. Në vitin 1668, ai u transferua në abacinë e Hotvil afër qytetit Epernej, ku shërbeu si drejtues i kantinës së verës deri sa vdiq në vitin 1715.
Falë punës së tij të palodhur dhe novatore, abacia e dyfishoi madhësia e vreshtit, dhe e rriti reputacionin e verë-bërësve të rajonit, sidomos për verërat e bardha. Perinjo ishte aq i respektuar, sa që pas vdekjes u varros në një pjesë të abacisë që zakonisht rezervohej vetëm për abatët.
Kur Perinjo mbërriti për herë të parë në abaci, verërat e këtij rajoni shmangej nga oborri mbretëror francez, pasi ato nuk ishin aq të forta dhe shumëngjyrëshe sa të tjerat e prodhuara në zona të tilla si Burgonja dhe Bordoja. Për më tepër, bota po përjetonte një epokë të vogël akullnajore, e cila e vështirësoi shumë prodhimin e verës.
Pavarësisht nga këto pengesa, Perinjo bëri shumë përmirësime në procesin e prodhimit të verës. Zhvillimet veçanërisht revolucionare përfshinin shpikjen e një mjeti të ri presues, që i dha mundësi të prodhonte një verë të bardhë edhe nga rrushi i zi, duke kuptuar më mirë ndikimin e klimës në prodhimin e verës, duke e rifutur përdorimin e tapës si një vulosje më efektive, dhe duke përdorur ‘verre anglais’ (qelqin anglez), që ishte më e fortë dhe më i aftë për të përballuar presionin.
Por Perinjo u bë më i njohur për përmirësimet e tij të mëdha në stilin e prodhimit të verës. Ky stil prodhimi u krijua kur prodhuesit e verës kuptuan se mund të krijoheshin flluska përmes një fermentimi dytësor në shishe, dhe se në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kjo ishte diçka që i kënaqte njerëzit.
Por problemet lindnin çdo pranverë kur majaja aktivizohej sërish, duke krijuar shumë CO2 dhe duke shkaktuar shpërthimin e shisheve për shkak të presionit. Perinjo eksperimentoi se si të shmangeshin këto shpërthime, duke shmangur ri–fermentimin e verës në shishe.
Ai nisi të praktikojë vjeljen e rrushit kur koha ishte e freskët dhe përzierjen e tij përpara se t’i dërgonte për t’u shtypur. Po ashtu ai popullarizoi praktikimin e metodave të prodhimit të verës, duke përdorur proceset që ndodhin natyrshëm. Në fillim, Dom Perinjo u angazhua nëprodhimin e verërave brenda manastirit, për ta ndihmuar këtë të fundit të përballonte vështirësitë financiare.
Por shumë shpejt verërat e tij të bardha nisën të shiteshin deri në Paris dhe Londër. Fuçitë dërgoheshin me shpejtësi në kryeqytetin francez nëpërmjet lumit Marnë. Fama e tij u përhap me shpejtësi. Perinjo nisi t’i emërtonte shishet me emrin e tij. Verërat me emrin e tij shiteshin 2 herë më shumë sesa shampanjat e markave të tjera.
Ishte hera e parë që një verë ishte e identifikuar me prodhuesin e saj, dhe jo me një rajon apo urdhër fetar, dhe ishte një nga herët e para në historinë ekonomike, që një individ kishte përdorur me sukses emrin dhe personalitetin e tij në marketimin e një produkti.
Sot një mit ende i përhapur pretendon se Perinjo e shpiku shampanjën. Në fakt pija me flluska të artë që konsumojmë sot, u shpik nga një grua e njohur si Vejusha Kliko, që në vitet 1810, zhvilloi një teknikë për të balancuar procesin dytësor të fermentimit që është thelbësor për verërat e bardha nga rajoni i Shampanjës në Francë.
Sot, shampanja Dom Perinjo është pjesë e perandorisë “Moët Hennessy Louis Vuitton” qëzotërohet nga njeriu më i pasur të Francës, Bernar Arno. Ajo mbetet një nga shampanjat më të çmuara në botë, dhe thyen shpesh rekorde kur shitet në ankand. Relikët e Abacisë së Hotvilku Dom Perinjo kaloi pjesën më të madhe të jetës, janë pronë e “Moët & Chandon”. / bota.al
Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…
Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…
Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…
Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…
Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…