6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home KËSHILLA Shtrëngimet e kokës gjatë gjumit, ja cilat janë arsyet

Shtrëngimet e kokës gjatë gjumit, ja cilat janë arsyet

Ndodh shpesh që ndonëse jeni në gjumë të thellë, zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke që godet.

Kjo dhimbje ndikon negativisht në gjumin e natës por edhe në produktivitetin e ditës së nesërme. Dhimbja e kokës që godet natën është krejt ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës.

Ndonjëherë, mund të biesh për të fjetur me një dhimbje koke ekzistuese që zgjat gjithë natën.

Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Por nëse ato dalin në pah në mes të natës duke prishur gjumin, atëherë faktorët janë të tjerë.

Ja cilat janë dhimbjet më të zakonshme të kokës që ndodhin natën.

Dhimbja hipnike

Kjo dhimbje ndodh gjatë natës ose kur dremisni. Dhimbja është e mprehtë dhe zgjat nga 15 minuta deri në dy orë.

Mjekët besojnë se kjo dhimbje mund të shkaktohet nga rënia e menjëhershme e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin.

Kjo dhimbje shpaloset kryesisht tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Dhimbja e kokës si pasojë e ushqimeve

Disa ushqime që hahen me tepricë shkaktojnë ndryshime në organizëm.

Bëhet fjalë për ushqime të konservuara, jo të shëndetshme që nëse hahen në darkë, shkaktojnë dhimbje koke në mes të natës.

Djathi dhe produktet e bulmetit shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje koke, ndaj nuk duhen ngrënë shumë në darkë.

Dhimbja e kokës si pasojë e sinozitit

Dhimbja e sinozitit prek veshët dhe kokën.

Dhimbja përkeqësohet gjatë natës, nëse ajri është shumë i thatë.

Dhimbja shpërthyese

Ndjesia sikur koka do të të shpërthejë nga momenti në moment është një sindromë e pranuar shkencërisht.

Kjo dhimbje bën pjesë në çrregullimet e gjumit.

Ajo del në pah pikërisht kur dëshironi të flini gjumë dhe nuk flini dot, dhe prek më shumë femrat.

Kjo dhimbje mendohet të shkaktohet nga ndonjë lëndim i mundshëm në kokcat e veshit apo një problem me neuronet pikërisht në momentin kur jeni gati për gjumë.

Dhimbjet e akumuluara

Bëhet fjalë për një lloj migrene që prek më shumë meshkujt.

Këto dhimbje shfaqen dy ose tre orë pasi keni rënë në gjumë.

Dhimbjet janë intensive dhe afatshkurtër. Ato zgjasin 15 minuta deri në gjysmë ore.

Dhimbja është në një zonë të caktuar të kokës, pas syrit dhe mund të prekë edhe qafën.

Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me inflamacion të syrit, lëngëzim të syve dhe hundë të bllokuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments