Sheshi “Skënderbej” u projektua nga arkitekti italian Florestano De Fausto. Projekti i tij parashikonte ndërtimin e 10 godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit. Arritën të ndërtoheshin 7 godina (6 të ministrive dhe bashkia). Pa llogaritur godinën e bankës, ngelën pa u ndërtuar godinat që do ishin seli të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë-Telegrafëve, Komandës së Mbrojtjes Kombëtare dhe Parlamentit. Kompleksi i ministrive përfundoi në vitin 1931, lulishtja dhe rrethi i sheshit përfunduan në vitin 1936. Për fatin e keq të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ky zhvillim pozitiv u ndërpre nga regjimi komunist.
Projekti i sheshit “Skënderbej”, ndër të tjera, është botuar nga “Gazeta Shqipëtare” e datës 12 shkurt 1931, shoqëruar me një shkrim të Nikola Lorusso-Atomës. Gjashtë godinat, të cilat sipas Atomës përfaqësonin “një shfaqje artistike të këndshme” ishin ndërtuar nga shoqëria “Staccioli”.
Për fatin e keq, kjo përvojë pozitive e së kaluarën, është hedhur krejtësisht në kosh dhe tashmë Tiranë do të ketë një hapësirë vdekatare betoni krejt pa lidhje me historinë e saj. Kësisoj janë baltosur edhe përpjekjet e brezave të kaluar që u përpoqën sa mundën t’i japin kryeqytetit një qendër moderne siç e meritonte.
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…