<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mundimet e nanë Mrikës!

Nga: Fatbradha Saraçi Mulleti (pjesë nga libri “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”)

Asht nana e Ndue Palit. Asht nana edhe e tre djemve të tjerë, por njihet në historinë e dhimbjes së nanave, kryesisht për Ndojën, djalin e saj të madh, ndonëse të gjithëve u mëkoi atdhedashuninë. Kjo ishte arsyeja që fashistët italianë e internuan në ishujt e Italisë. Për nanën, kjo ishte heshta e parë e ngulun në zemrën e saj. Për Ndojën qe mall për nanën, qe mall edhe për Shqipninë.

Shtator 1943. Mbas kapitullimit të Italisë, Ndoja kthehet në atdhe. Komunistët sapo kishin tradhtuar edhe një herë idealet kombëtare në Mukje. Ma i vendosun se kurrë, Ndoja, e së bashku me të nxanësit e gjimnazit të shtetit, i kushtohet çështjes kombëtare. Ndërkohë, bisha sllavo-komuniste, pasi përdori të gjitha mjetet e veta, mori pushtetin, e për të qenë i sigurt në fronin e vet, mënjanoi (fjala ma e vogël që mund të thuhet), kundërshtarët politikë. Ndoja ishte një nga ata, prandaj arrestohet. Ishte heshta e dytë për Mrikë loken, por … jo lot!

O Zot, sa e fortë ishte kjo grue! Ajo e dinte pse ia kishin burgosë djalin, shtyllën e shtëpisë, ia dinte vendosmëninë e tij, prandaj nuk ligështohej. Ditët kalonin, vuejtjet shtoheshin …

Gusht 1945. Zhvillohet gjyqi kundër Ndue Palit e shokëve të tij. Dëshmitarët e atij gjyqi e dinë se si i përballoi akuzat, dinë edhe sesi iu kundërvu gjyqtarëve xhahilë. Çdo gja qe e paragjykueme … Dënim me vdekje … Ishte heshta e tretë, por jo ma e randa. A mund të duronte ajo zemër? Mund të duronte. Dhe duroi. Sidomos, kur ma vonë mori vesh se i biri, ashtu i lidhun, kur kishin shkue t’i merrnin për t’i ekzekutue, ishte përleshë me xhelatët. Pushkët vranë jo veç Ndue Palin. Ato vranë mëngjesin e bukur të asaj dite vere. Ato pushkë donin të vrisnin edhe zemrën e lodhun të nanës së tij, të gjithë shokët e idesë së tij të madhe, donin të tkurrnin popullin.

Por jo! Eci Nanë Mrika me djalin e vogël për dore, pa i përfillë policët, drejt kufomës së të birit. Vetëm ajo e dinte se çfarë ndjeu atë çast. Askush tjetër. Askush s’arriti ta kuptojë tamam. E dinte se trupin e pajetë nuk do t’ia jepnin. Prandaj, mbasi i hoqi kanatjerën e gjakosun, e veshi vetë.

O Zot! Si të ishte një karajfil i porsaçelun në trupin e nanës. Ishte i biri. Prapë, aspak lotë … Kthehet në shtëpi. Shumë njerëz kanë ardhë për ta ngushëllue. Në vend të kufomës, në gji të saj, ka sjellë gjakun e tij … Gjakun e gjakut të saj …

Jo lot në sy të njerëzve … vetëm një llavë që ngjeshej e ngjeshej në zemrën e saj, për të shpërthye, ashtu, vetëm në vetmi. Derisa mbylli sytë. Gjithnjë tue punue me djemtë e mbetun, si të dinte, si të ishte aty në vendin e ekzekutimit të djalit të vet, si të ndigjonte nga goja e tij, para se të pushkatohej: “Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipendente, me baza shoqnore moderne demokratike”.

E tue e ditë veprën e të vëllait, tue zbatue atë e dëshirën e nanës së vet, i vëllai i Ndojës, Zefi, vendosi mbi vorrin e martirit, flamurin me shqipen e zezë me dy krena, pa yllin ogurzi.

postbck postbck

Recent Posts

Vuani nga kapsllëku, si të bëni vetëmasazh pa përdorur laksativë

    Vetëmasazhi për kapsllëkun është një teknikë shumë e lashtë që po rikthehet sot.…

8 hours ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

  Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin…

9 hours ago

A mund ta përkeqësojë hernien diskale teshtima? Ja çfarë duhet të dini…

Një teshtimë e fortë mund të shkaktojë një dhimbje të menjëhershme në shpinë ose në…

12 hours ago

Pse shumë njerëz kanë të njëjtën shenjë në krah!

    Një shenjë e vogël dhe e rrumbullakët në pjesën e sipërme të krahut…

12 hours ago

Ky frut vjeshte pastron zorrët si fshesë. Ekspertët tregojnë sa duhet të hani në ditë!

    Kumbullat janë një nga frutat më karakteristike të vjeshtës dhe, përveç shijes, mund…

12 hours ago

Pse lënë sapun para shtëpisë dhe në kopsht? Arsyeja do t’ju habisë

    Një sapun i zakonshëm mund të mos jetë gjëja e parë që do…

12 hours ago