6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KAFSHËT Kafshët më vdekjeprurëse në botë

Kafshët më vdekjeprurëse në botë

Kafshët mizore të të gjitha formave dhe madhësive mund të jenë shumë vdekjeprurëse. Disa prej tyre shkaktojnë në mënyrë aktive një numër të madh të vdekjeve njerëzore.

Kjo është vetëm një pjesë e arsyes pse njohësit e kafshëve dhe udhërrëfyesit e mençur këshillojnë gjithmonë që kafshët e egra të mos preken apo të mos u afrohemi.

Në vijim janë disa nga kafshët më vdekjeprurëse:

Peshkaqeni i madh i bardhë

Njerëzit mund të vuajnë nga kafshimet e tyre, të cilat mund të jenë fatale. Kjo ndodh për faktin se janë kafshuar nga grabitqari detar me dhëmbë të mprehtë që mund të rriten pesë metra dhe të peshojnë dy tonelata.

(Foto: National Geographic)

Hipopotami

Hipopotamet afrikanë vrasin më shumë njerëz se çdo kafshë tjetër e madhe në botë. Meshkujt më shpesh vrasin duke mbrojtur territorin e tyre përgjatë lumenjve dhe liqeneve, ndërsa femrat bëhen agresive duke mbrojtur të vegjlit e tyre.

Krokodilët

Krokodili i detit është zvarraniku më i madh në botë që jeton në lumenjtë e Azisë, Afrikës dhe Australisë. Meshkujt rriten mesatarisht deri në pesë metra, ndërsa femrat janë shumë më të vogla, duke u rritur deri në maksimum tri metra.

Krokodilët e detit janë gjahtarë të aftë. Sytë dhe veshët e këtyre krokodilëve janë të vendosur lart në kokë, gjë që i lejon ta shohin dhe dëgjojnë më mirë prenë e tyre, të cilën do ta zotërojnë shpejt falë shpejtësisë dhe forcës së tyre.

Ata ushqehen me lloje të ndryshme të kafshëve të gjalla dhe të ngordhura, ndërsa rreth 800 njerëz vdesin nga sulmet e tyre çdo vit.

Kërmijtë kone

Kërmijtë kone që jetojnë në Oqeanin Indian dhe Paqësor, me madhësi nga 2.5 deri në 23 centimetra, janë ndër krijesat më helmuese të detit. Ato mund të shihen në thellësi të cekëta më afër bregut, pranë shkëmbinjve koralorë, formacioneve shkëmbore dhe poshtë brigjeve ranore.

‘Dhëmbët’ e tyre të fshehur si fuzhnjë përmbajnë një helm kompleks të njohur si konotoksina, duke i bërë një nga speciet më helmuese të kërmijve. Janë kafshuar një numër më i vogël njerëzish, por fatkeqësisht nuk ka antidot. Njihet gjithashtu si ‘kërmilli i cigares’, sepse viktimat dyshohet se vdesin pas pickimit në aq kohë të nevojshme për ta pirë një cigare.

(Foto: Weizmann Institute od Science)

Gjarpinjtë

Kobra indiane është një nga katër speciet kryesore helmuese që shkaktojnë kafshimet më të mëdha të gjarpinjve te njerëzit në Indi.

Rezulton se frika nga gjarpërinjtë ose ophidiofobia mund të mos jetë aq e paarsyeshme. Gjarpri përgjegjës për shumicën e vdekjeve është në fakt një nepërkë me një luspë që është vetëm tri metra e gjatë!

Ky gjarpër jeton në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Indi, ndërsa femrat e kësaj specie janë më shumë se dy herë më helmuese se meshkujt.

Përveç shkallës së lartë të vdekshmërisë, helmi i gjarprit është një neurotoksinë që shkakton një numër jashtëzakonisht të lartë amputimesh tek ato viktima që nuk i vret drejtpërdrejt.

Mushkonjat

Në krye të listës së kafshëve më vdekjeprurëse në botë është një insekt që në shumicën e rasteve nuk rritet më shumë se një centimetër.

Këtu përfshihen mushkonjat transmetuese të viruseve, si malaria, ethet e verdha, virusi i Nilit perëndimor dhe shumë sëmundje të tjera. Mijëra njerëz vdesin çdo vit nga pickimet e tyre në mbarë botën. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments