<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Krijimi i imazhit të Prishtinës si një qendër e rëndësishme në dritën e burimeve të shkruara mesjetare!

Territori dhe qyteti i Prishtinës ruajnë një vertikale të gjatë historike, e cila daton të paktën në periudhën neolitike. Në zonën e qytetit dhe në rrethe janë zbuluar gjetje të shumta arkeologjike, të cilat për nga vlera e tyre kulturore denjësisht prezantojnë jo vetëm Prishtinën dhe Kosovën, por edhe më gjerë. Kjo histori e bujshme e qytetit ndikoi në zhvillimin e tij përgjatë shekujve të antikitetit, mesjetës dhe më tej deri në ditët e sotme. Në këto shekuj, të cilat falë pasurive minerale të shfrytëzuara të Kosovës, veçanërisht në minierat e Artanës, Janjevës dhe Trepçës, bënë të mundur që Prishtina të shpallet qendër konsullore e rëndësishme e Republikës së Raguzës (në vitin 1396).
Në fakt, pothuajse asgjë nuk është ruajtur nga trashëgimia materiale kulturore nga periudha kur Prishtina përmendet me emrin e sotëm. Megjithatë, burimet e shumta të shkruara, të cilat ruhen në arkiva të njohura të rajonit dhe botës, mundësojnë një rindërtim të afërt me kohën për të cilën po flasim. Në këtë kontekst, një përshkrim të hershëm jep Jan Kantakuzeni (Ίωάννης Καντακουζηνός, 1295/6-1383), perandor dhe historian i madh, i cili e kishte vizituar Prishtinën në vitin 1342. Me kalimin e kohës (në gjysmën e parë të shekullit të 15-të), qyteti do të fitonte statusin e një qyteti autonom të kryesuar nga një kefali ose princ. Nga kjo kohë janë të njohura gjykata, administrata, si dhe burgu i qytetit.
Prej kësaj kohe, sipas burimeve historike të ruajtura, Prishtina kishte marrë pamjen e një qyteti tipik mesjetar evropian, i cili zotëronte disa lagje dhe sheshe; tregu i shoqëruar nga shumë dyqane artizanale dhe tregtare (“Piaza di Prishtina”, më 1436), dhe në këtë kuadër shquhet sidomos fusha e lojërave të kalorësisë (1436) dhe taverna apo mejhana e famshme e Prishtinës (e para e këtij lloji te ne), e cila e përmendët në vitin 1438!
Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (Državni Arhiv u Dubrovniku, DAD)!

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

12 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

12 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

18 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

18 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago