<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Shkallët drejt parajsës”, mrekullia e tarracave antike të Kinës

Në malet e Kinës Jugperëndimore, gjenden tarracat e orizit Honghe Hani që shtrihen në më shumë se 160 km katrorë dhe krijojnë një nga peizazhet më spektakolare në Tokë.

Tarracat e ngjashme me shkallë u ndërtuan 1200 vjet më parë nga komuniteti Hani – një nga 55 minoritetet etnike të njohura zyrtarisht në Kinë.

“Që nga kohërat e lashta, popullsia Hani ka ndërtuar kanale për të devijuar ujin e burimeve nga malet apo pyjet, për të ujitur fushat”, tha për BBC A Xiaoying, një udhërrëfyes vendas.

Tarracat e orizit janë një shembull frymëzues i një komuniteti të tërë që punon në mënyrë simbiotike me natyrën, duke krijuar kështu një ekosistem unik prej “katër elementesh” – pyje, fshatra, tarraca dhe sisteme ujore.

Tarracat asimetrike, me mure anësorë të errëta prej balte të ngjeshur, duken si një vepër e vërtetë arti. Në dimër dhe në pranverë, tarracat mbushen me ujë dhe pasqyrojnë qiellin dhe për këtë iluzioni që formohet i bën të duken si shkallë që të ngjisin në parajsë.

Edhe më mbresëlënës, është fakti se tarracat janë gdhendur me dorë, duke u përkujdesur për çdo detaj. Kjo vepër arti gjigante inxhinierike, mbeti e fshehur nga pjesa tjetër e botës për shekuj me radhë. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje, deri në vitet 2000, kur me shtimin e rrugëve të reja me asfalt, autoritetet lokale i bën të njohura dhe ftuan vizitorë nga kudo, derisa edhe u bënë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /a2

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

2 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

2 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

1 day ago