6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KULTURË Mediat greke: Pse të shkoni në Karaibe, ato gjenden në Shqipëri te...

Mediat greke: Pse të shkoni në Karaibe, ato gjenden në Shqipëri te Lumi i Shalës

“Bimësi e dendur, ujëra te kaltër dhe atmosferë si në Karaibe” janë disa nga fjalët me të cilat gazeta greke përshkruan Lumin e Shalës.

“Është 100 km nga Tirana, por pak njerëz e njohin dhe sinqerisht që do të donin të qëndronte kështu”.

Gazeta më tej shkruan se me suksesin që po korr spektakli “Survivor” në Greqi shumica e publikut grek janë njohur me skenat ek.zotike të ishullit La Romana, në Republikën Domenikane ku edhe po realizohet reality show.

“Bimësia tropikale, ujërat e kalëter, por të kristaltë, lumenjtë dhe plazhet. E vërteta është se megjithëse shumë do të donin të ishin atje, pak kanë gjasa që hipin në aeroplan dhe do të udhëtojnë në anën tjetër të planetit. Megjithatë, ka shumë opsione si në Greqi ashtu edhe në vendet fqinje, si Shqipëria, të cilat ofrojnë këtë përvojë “karaibesh”. Së fundmi në rrjetet sociale ka nisur të bëhet virale një parajsë e fshehur, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të vendit, Tiranës, por pak njerëz e njohin dhe akoma më pak kanë arritur ta vizitojnë” shkruan gazeta.

Lumi i Shalës buron nga Alpet Shqiptare dhe derdhet në liqenin e Komanit. Burimi i tij ndodhet në afërsi të fshatit Theth pranë kufirit me Malin e Zi. Rruga deri atje është mjaft e vështirë, pasi rruga nuk është e mirë, por nëse ia dilni do të shihni para jush një diamant të fshehur mirë, të cilin pakkush e di dhe ndoshta do të donin të qëndronte i tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Recent Comments