<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse faraonët e lashtë egjiptianë ndaluan së ndërtuari piramida?

Nga Owen Jarus

Për më shumë se 1 mijë vjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dhe shpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit tëfaraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), që ndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), që ndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos.

Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën të varrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.

Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.

Ndonëse nuk është plotësisht e qartë se pse faraonët nisën të heqin dorë nga ndërtimi i piramidave mbretërore. Por një faktor mund të kenë qenë shqetësimet e sigurisë.“Ka shumë teori. Por meqë piramidat nisën të plaçkiten, fshehja e varrezave mbretërore në një luginë të largët, të gdhendur në shkëmb, dhe me sa duket me shumë roje, ka luajtur një rol në këtë aspekt”-thotë Piter Der Manuelian, egjiptolog në Universitetin e Harvardit.

Lexo më shumë “Biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit”
Sipas Manuelian edhe përpara se të hiqnin dorë nga piramidat mbretërore, ata kishin ndaluar praktikën e vendosjes së dhomës së varrimit nën piramidë. “Piramida e fundit mbretërore – ajo e Ahmosit I në Abidos, e kishte dhomën e saj të varrimit 500 metra larg në shkretëtirë”,- shprehet Eidan Dodson, egjiptolog në Universitetin e Bristolit.

Një shënim historik, që mund të përmbajë të dhëna të rëndësishme, është shkruar nga një njeri i quajtur Ineni, dhe që ishte përgjegjës për ndërtimin e varrit të Tutmosi I në Luginën e Mbretërve. Ineni shkroi:“Vetëm unë mbikëqyra gërmimin e varrit shkëmbor të madhërisë së tij, që askush të mos shihte apo dëgjonte”.

Ky procesverbal “sugjeron qartazi se fshehtësia ishte një element kryesor” thotë Ana Mejsi Rot, profesoreshë e historisë së artit dhe studimeve hebraike në Universitetin e Nju Jorkut.

Vetë topografia natyrore e Luginës së Mbretërve, mund të shpjegojë pse ai vend ishte i preferuar për varret mbretërore.

Ajo ka një majë të njohur tani si El-Qurn, që duket paksa si një piramidë. Ajo i ngjan shumë një piramide, dhe në një farë mënyre të gjitha varret mbretërore të ndërtuara në luginë u vendosën nën një piramidë, thotë egjiptologu Mirosllav Barta, zëvendës/rektor i Universitetit Çarls në Republikën Çeke.

Për faraonët egjiptianë, piramida ishte e rëndësishme pasi ishte një vend “ngritjeje dhe transformimi” në botën e përtejme, shkruan Mark Lehner, drejtor dhe president i “Ancient Egypt Research Associates”, në librin e tij “Piramidat e plota:Zgjidhja e mistereve të lashta”.

Topografia e Luksorit, qëu bë kryeqyteti i Egjiptit gjatë Mbretërisë së Re (1550-1070 Para Krishtit), mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në heqjen dorë nga ndërtimi i piramidave. Ajo zonë është “shumë e kufizuar në hapësirë, dhe me shumë gunga” tha Dodson.

Lexo më shumë Studimi se pse jetëgjatësia e njerëzve është rreth 80 vjeç
Pra kryeqyteti i lashtë mund të ketë qenë shumë i vogël dhe sfidues nga pikëpamja arkitektonike, për të shërbyer si një vendndodhje e piramidave të reja. Ndryshimet fetare që e forcuan traditën e varreve nën tokë, janë një tjetër arsye e mundshme pse egjiptianët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave të mëdha.

“Gjatë Mbretërisë së Re, u bë shumë popullor koncepti i udhëtimit të mbretit nëpër Botën e Ulët, dhe kjo kërkonte plane të sofistikuara mbi varre të gdhendura me gurë nën tokë, thekson Barta. Dhe varret nëntokësore të gdhendura në Luginën e Mbretërve i përshtaten shumë mirë këtij koncepti.

Ndërsa faraonët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave, këtë praktikë e vazhduan individët e pasur privatë. Për shembull, arkeologët zbuluan në vitin 2014 një varr 3.300 vjeçar në Abidos, që u ndërtua për një shkrues i quajtur Horemheb, dhe që kishte në hyrje një piramidë 7 metra të lartë.

Gjatë mijëvjeçarit të parë Para Krishtit, ndërtimi i piramidave u bë i njohur në Nubia, një zonë që ndodhet në Sudanin e sotëm dhe pjesë të Egjiptit Jugor. Nubianët ndërtuan piramida si për mbretërit ashtu edhe për individët privatë.

Se sa ndërtuan në total nuk është e qartë, por Lehner flet në librin e tij për rreth 180 piramida mbretërore, ndërsa kërkimet e fundit arkeologjike zbulojnë se kishte shumë piramida të tjera të ndërtuara për individë privatë. Sundimtarët e Nubisë vazhduan të ndërtonin piramida deri rreth 1700 vjet më parë. / “Livescience”

postbck postbck

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

3 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

3 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

3 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

4 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

4 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

4 days ago