<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

“Lutje nënës sime” poezia prekëse për nënën nga Pier Paolo Pasolini

“Lutje nënës sime” është një ndër poezitë më të bukura të poetit Pier Paolo Pasolini. Është një lutje prekëse drejtuar nënës për të jetuar sa më gjatë pasi autori, sikundër çdo fëmijë për nënën e tij, ka nevojëpër të. Fundi i poezisë, i cili përkon edhe me kulmin e saj, ka një përulje të autorit ndaj nënës së tij me vargun: “Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh”. Ky është ndoshta vargu më domethënës i gjithë poezisë, i cili nga njëra anë e tregon autorin disi egoist (autori i kërkon nënës së tij të mos vdesë, pasi ai ka nevojë për të), por nga ana tjetër shpreh dhe lutjen më të madhe të çdo fëmije për nënën (për tëdy prindërit) që të mos largohen kurrë nga kjo jetë, pasi janë baza më e fortë mbështetëse për këdo nga ne.

“Lutje nënës sime”
Është e vështirë të ta them me fjalë biri
Atë që në zemër paksa ndiej
Ti je e vetmja në botë që e di, për zemrën time
Atë që ka qenë gjithmonë
Përpara çdo dashurie tjetër.

Për këtë duhet të ta them atë
Që është e llahtarshme ta njohësh
Është brenda hirësisë sate që lind ankthi im.
Je e pazëvendësueshme. Për këtë është dënuar
Në vetmi jeta që më ke dhënë.

E nuk dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur dashurie.
Dashurie trupash pa shpirt,
Sepse shpirti është në ty, je ti, por ti je nëna ime.
Dhe dashuria jote është skllavëria ime.

Kam kaluar fëmijërinë skllav i këtij sensi
i lartë, i pazgjidhshëm, në një luftë të thellë.
Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën
E vetmja ngjyrë, e vetmja formë; tani ka mbaruar.

Mbijetojmë dhe është konfuzioni
I një jete të lindur jashtë arsyes.
Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh
Jam këtu, i vetëm, me ty, në një prill të ardhshëm.

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago