<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Palac Adriani, katundi arbëresh që u krijua para vdekjes së Skënderbeut

Mbetet gjithmonë plot pikëpyetje rruga që ndoqën arbëreshët për t’u vendosur në jug të Italisë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Arbërisë nën sundimin osman.

Nga cilat zona të Arbërisë u shkëputën, cili qe rrugëtimi i tyre, ku u vendosën dhe çfarë gjurmësh gjejmë sot të trashëguar që nga ajo kohë?

Shkrimi vijues mbi kolonitë arbëreshe në Jug të Italisë, specifikisht në Sicili, i botuar në vitin 1944 në revistën “Leka” ka një rëndësi të veçantë, pasi autori i tij Kolë Kamsi sjell fakte interesante. Autori ka botuar edhe dy dokumente të vitit 1467, ku dokumentohet se këto katunde të arbëreshëve ishin krijuar përpara se Gjergj Kastrioti të ndahej nga jeta.

SHKRIMI I PLOTE

Mbetet gjithmonë kurioze rruga që ndoqën arbëreshët për tu vendosur në jug të Italisë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Arbërisë nën sundimin osman. Nga cilat zona të Arbërisë u shkëputën, cili qe rrugëtimi i tyre, ku u vendosën dhe çfarë gjurmësh gjejmë sot të trashëguar që nga ajo kohë?

Ky shkrim mbi kolonitë arbëreshe në Jug të Italisë, specifikisht në Siçili, i botuar në vitin 1944 në revistën “Leka” ka një rëndësi të veçantë, pasi autori i tij Kolë Kamsi(nënshkruan në fund K.Kamsi) është një njohës i jashtëzakonshëm i kulturës dhe historisë së arbëreshëve. Siç shihet edhe nga botimi i revistës Leka, autori duhet të ketë botuar me vijime historinë e të gjithë fshtrave arbëreshe në Siçili.

Në numrin 9 dhe 10 të revistës Leka, të cilës i jemi referuar, pasi njoftohet se shkrimi vijon nga numri III i kësja reviste të vitit 1944, Kolë Kamsi boton historinë e fshatit arbëresh Palac Adriani, në provincën e Palermos.

Autori sjell fakte shumë kurioze rreth këtij komuniteti arbëresh, rreth origjinës prej nga kanë ardhur, duke botuar edhe dy dokumente shumë kurioze të vitit 1467, ku dokumentohet se këto katunde të arbëreshëve ishin krijuar përpara se Gjergj Kastrioti të ndahej nga jeta.

Kolonit e Siqilìs
Katundi arbresh i Palac Adrianit ngrehet 696 m. mbi sipërfaqe të detit, ndërmjet malesh të nalta, e ndodhet 88 km. larg prej qytetit të Palermit.

Mbi themelimin e kësaj kolonije Gavril Dara shkruen: “Për shka kemi ndigjue prej prindvet t’onë, Shqiptarët qi ndërtuen në Siqili katundin e Palac Adrianit u shpërngulën nga Kruja, mbasi ra kjo mbas vdekjes së Skanderbeut, ndër duer të Turqvet, e nga qytetet e tjera qi ngjindën afër Krùs. Qenë dy mijë vetë; u nisën prej Lezhes e duelën në bregun e Catania-s, ku ndêjën dy vjet ndër shatorre e kasolle”.

Të tjerë studiues, të mbështetun gjithnji në gojëdhanë, e bijën themelimin e Palac Adrianit kah gjysma e parë e shekullit të XV, në nji kohë me dy katundet Kuntisa Entelina e Mezzojuso, prej familjevet të çetavet shqiptare qi vojtën në Siqili me Gjergj Reres-in. E kjo traditë, thonë, mund të besohet si e vërtetë pse:
1) të trija këto koloni e kanë të njajtë shqiptimin e djalektit shqip e jo ashtu si e flet katundi i Piana-s s’Arbreshvet;
2) e kanë zgjedhë për pajtuer Shën Kollin, i cili ka qenë pajtori i Derës bujare të Reres-vet.
Qi katundet arbreshe Kuntisa Entelina, Mezzojuso e Palac Adriani të jenë ndërtue në nji kohë, pak vjet përpara se të vdesë Kreshniku i Krùs, e provojnë edhe dy dokumenta historikë të Gjonit t’Aragonës, mbretit të Siqilis, të shpallun në Barçelonë me 8 e me 18 tetuer të vjetit 1467.

Në të parin dokument lexohet:
“Nos Ioannes dei Gratia Rex Aragonum, Siciliae Hierusalem Valentiae.
Na Gjoni për hir të Zotit, Mbret i Aragonvet, i Siqilis, i Jeruzalemit e i Valencjes.

Per littera illustrissimi sunt Nicolaus Biderius Lascari et Costantinus Masrechius Castriota Epiri et Albaniae Reguli, strenui duces contra Turcas, Georgii Masrechii Castriota Scanderbegh consanguinei, quorum patres cum dicto Georgio Scanderbegh et eorum militibus, paucis annis praeteritis ex Albania transitantes pro conservatione Regni nostri Siciliae et totius Regni Neapolis ex Galicis Andavagensibus incursinibus magnopere adhibuerunt. Nunc Albania et Epiro a Turcis invasis, praedicti Nicolaus et Costantinus in nostro Regno Siciliae transeuntes eum nonnulis coloniis, illine habitare praetendunt.

Ideo confisi nos de eorum catholica religione, integritate, bonitate, prudentia ac valore et eorum magnam nobilitatem animadvertentes… etc.

Me letrat e të Përndritshmit Mbretit të Napulit, Ferdinandit, nipit t’onë, na qenë porositun Nikollë Bider Laskari e Kostantin Masrek Kastriota, princa t’Epirit e të Shqipnìs, prisa trima kundra Turqvet, farefis me Gjergj Kastriot Skanderbegun, etnit e të cilvet me të përmêndunin Gjergj Skanderbegun e me ushtarë të vet, disa vjet përpara, tue ardhun nga Shqipnija, ndihmuen shum për mprojtjen e Mbretnis s’onë të Siqilìs e të tanë Mbretnis së Napulit kundra sulmevet Galike-Angjoine.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

20 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

2 days ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

3 days ago