6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KURIOZITETE Shkencëtarët trembën nga misteri i hapjes dhe mbylljes së Sfinksit të Egjiptit

Shkencëtarët trembën nga misteri i hapjes dhe mbylljes së Sfinksit të Egjiptit

Disa imazhe të skulpturës ‘ikonë’ me sy që duken si të mbyllur, kanë shkaktuar si frikë dhe humor në rrjetet online, teksa zyrtarët në Kairo thotë se mund të kemi të bëjmë me një lojë.

Përdoruesit e mediave sociale prej disa kohësh kanë mbajtur sytë të ngulur te Sfinksi i Madh i Gizës në Egjipt pasi nisën të qarkullonin imazhe të statujës misterioze me sy të mbyllur.

Krijesa mitologjike me trupin e luanit dhe kokën e një njeriu, besohet se tregon fytyrën e Faraonit Kafre që sundoi për qindra vjet rreth viteve 2,500 p.e.s. dhe është ndërtuar me sy të hapur.

Por me gjithë enigmat e rebuset që rrethojnë piramidat egjiptiane dhe gojëdhanat e tyre të origjinës së njerëzimit, çdo gjë që ka të bëjë me vendin misterioz ngre kureshtje të thellë per të vdekshmit e thjeshtë.

Prandaj shumë njerëz u shokuan nga imazhet e Sfinksit me sy të mbyllur që mund të interpetohen si një sinjal ndryshimesh madhore apo apokaliptike të universit.

Një postim në rrjetin Facebook që tregonte videon e Sfinksit me sy të mbyllur nisi panikun dhe është shpërndarë tani më shumë se 7,000 herë.

Disa ishin të bindur se imazhet ishin të vërteta ndërsa të tjerë i refuzonin si të rreme.

Një komentues në Twitter shkruante: “Shumë mirë që më në fund po fle pak, ka qëndruar zgjuar për shekuj e mijëvjeçarë.

Ministria egjiptiane e antikiteteve tha për rrjetin Erem news se imazhet mund të jenë manipuluar dhe shtonte se kjo nuk është hera e parë që Sfinksi i famshëm përfshihet në thashetheme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Recent Comments