6.1 C
Pristina
Friday, July 1, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Ka qenë e ndërtuar masivisht në lashtësi, nisin gërmimet arkeologjike në qytetin...

Ka qenë e ndërtuar masivisht në lashtësi, nisin gërmimet arkeologjike në qytetin antik shqiptar

Pas një ndërprerje gati dy vjeçare për shkak të pandemisë, Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës kanë nisur gërmimet arkeologjike qytetin ilir të Bushatit.

Pas dy fushatave të para, të cilat lejuan zbulimin e dy portave hyrëse të qytetit dhe shtrirjen e tij, gërmimet e këtij viti janë të përqendruara në qytetin e mesëm dhe të sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm të urbanistikës së këtij qyteti.

Pas realizimit të një surveji gjeofizik, ekspedita ka filluar tashmë gërmimet për të nxjerrë në dritë strukturat e identifikuara. Kërkimet po tregojnë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në shekullin e 3 p.e.s., sipas datimeve paraprake. Aktiviteti në terren, i cili është ende në proces, ka për qëllim zbulimin e plotë të planimetrisë së këtyre ndërtimeve dhe më pas të arrijë të identifikojë rolin që ato kanë patur.

Kërkimet shqiptaro-polake në Bushat janë parashikuar të vazhdojnë deri në vitin 2025 duke shpresuar se do të arrijnë të zbulojnë sa më shumë nga forma dhe historia e këtij qyteti.

Arkeologët kanë dyshuar se mund të bëhet fjalë për qytetin Bassania, megjithatë shumë pak të dhëna ka për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Apollonia është qytet grek”/ Akademiku Baçe: Shqiptarët s’kanë gjak 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me...

Teknologjia e re ushtarake izraelite – forcat speciale mund të shohin edhe përmes mureve

Teknologjia e re ushtarake izraelite u jep mundësinë forcave speciale të zbulojnë objekte dhe njerëz edhe pas mureve duke përdorur një algoritëm...

Identiteti dardan është nyja kryesore e identitetit shqiptar

Shkruan: Teuta RekaVirgjili thotë për ILIUM-in: “O Patria, o diuom domus Ilium dhe Incluta bello moenia Dardanidum” që do të thotë: “O...

Përsëritet historia e ‘Titaniku-t’/ Anija me 2000 persona përplaset me ajsbergun

Norvegji- Përsëritet historia e mbytjes së Titanikut, nmgjarje që ndodhi në vitin 1912. Së fundmi një anije lundrimi u përplas...

Recent Comments