6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KËSHILLA Zëvendësuesi ideal i sheqerit, zgjidhja më e shëndetshme

Zëvendësuesi ideal i sheqerit, zgjidhja më e shëndetshme

Rrushi i thatë ofron një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të ëmbëlsuar gatimet tuaja. Krijimtaria juaj në kuzhinë mund të rritet nëse rrushin e thatë e transformoni në pelte. Për këtë ju nevojitet ujë dhe rrush i thatë.

Rrushi i thatë ka shumë vlera për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës. Studimet kanë treguar se konsumi ditor i rrushit të thatë ul ndjeshëm tensionin e gjakut, veçanërisht në krahasim me ushqimet e tjera të shpejta.

Rrushi i thatë është, pa dyshim, një nga kurat më të mira natyrale kundër tensionit të lartë të gjakut. Vlerat shëndetësore të rrushit janë me famë, sidomos kur bëhet fjalë për konstipacionin, aneminë apo ethet.

Rrushi i thatë është aleat i atyre që duan të shtojnë në peshë në mënyrë të shëndetshme. Ai ka ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, dentar dhe të kockave. Këto kokrra të ëmbla me ngjyrë ari, jeshile ose të zeza preferohen nga të gjithë.

Këto fruta kanë një nivel të lartë antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira që qarkullojnë lirisht në organizëm duke e dobësuar atë dhe shkaktuar kaos në organe dhe qeliza.

Pelte me rrush të thatë

Si të përdorni rrushin e thatë si një zëvëndësues për sheqerin?

Peltja e rrushit të thatë përdoret jo vetëm për lëngje frutash dhe perimesh. Atë mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni për lloje të ndryshme gatimesh.

Në paraqitje, kjo pelte mund të mos jetë e kënaqshme për syrin, por ajo përbën zëvëndësuesin ideal për lëngjet me perime dhe fruta të gjelbra.

Një lugë çaji me këtë pelte do të mjaftojë për të ëmbëlsuar lëngje të tilla.

Përbërësit
• Një filxhan e gjysmë me rrush të thatë
• Ujë

Udhëzimet
1. Hidhini kokrrat e vogla në një enë qelqi. Hidhni sipër tyre ujë të valuar deri sa të mbulohen. Prisni 10 minuta deri sa kokrrat të fryhen. Kullojeni dhe më pas transferojeni në një mikser.
2. Përzijeni deri sa të formohet një pure e trashë. Nisni të hidhni nga një lugë gjelle me ujë herë pas here deri sa peltja të jetë e trashë dhe e njëtrajtshme si gjalpi i kikirikut.
3. Ruajeni në frigorifer për 3 javë. Nëse dëshironi me këtë pelte mund të formoni kubikë të vegjël të cilët mund t’i ruani në ngrirje.
4. Në gatimet tuaja mund të përdorni 1-2 lugë çaji me këtë pelte fantastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Recent Comments