<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Një aspirinë në ditë dëmton më shumë sesa ndihmon

Miliona amerikanë marrin aspirinë për të parandaluar një sulm të parë në zemër ose në tru. Tani, mjekët po këshillojnë kundër tij, veçanërisht për personat mbi 70 vjeç, raportoi NYT të shtunën.

Ekspertët që rishikuan të dhënat e përdorimit të përditshëm të aspirinës për të parandaluar sulmet, gjetën se përfitimi për shumicën e amerikanëve është shumë i vogël dhe se praktimi i kësaj mund të ketë pasoja të rënda.

Regina Griffith ishte 64 vjeç kur takoi mjekun e parë për një kontroll rutinë. Ai i rekomandoi dozë të vogël ditore të aspirinës për shëndetin e zemrës, kujtoi ajo.

Ajo pranoi këshillën e tij pasi nuk ia tregoi edhe efektet e dëmshme.

Milionë të moshuar amerikanë e bëjnë një gjë të tillë, dhe jo çdo herë me rekomandim të mjekut. Akan Turner filloi ta merrte vetë pasi nëna e tij pati disa sulme në tru.

Ai kishte dëgjuar nga të tjerët që merrnin aspirinë, kështu vendosi ta marrë edhe vetë.

“Sa dëm mund të shkaktojë një aspirinë në ditë?” pyeti ai aso kohe.

Pyetje e mirë. Ekspertët dhanë rekomandimin për përdorimin e aspirinës, i pari në gjashtë vjet. Ata paralajmëruan të rriturit mbi 60 vjeç të mos e fillonin regjimin me aspirinë për parandalim parësor të sëmundjes (parësor nënkupton pacientin që nuk ka pasur kurrë sulm në tru apo në zemër dhe nuk ka sëmundje të zemrës).

“Përmban dëme vërtetë serioze” – veçanërisht, një rrezik për gjakderdhje të brendshme, tha mjeku John Wong. “Ato dëme janë më të larta se që menduam më 2016”.

Personat që marrin aspirinë për parandalim dytësor – sepse ata veçse kanë kaluar një sulm ose ndonjë ndërhyrje në zemër – përballen me rrezik më të lartë dhe aspirina mund të mbetet pjesë e trajtimit të tyre.

Për 40-59 vjeçarët, përfitimi i përdorimit ditor të aspirinës do të ishte i vogël. Ata mund ta përdorin nëse rekomandohet, pasi përballen me 10% rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare gjatë dekadës së ardhshme, por ky duhet të jetë vendim individual.

Gjakderdhja zakonisht ndodh në traktin gastrointestinal, por mund të përfshijë edhe gjakderdhje truri dhe hemorragji. Megjithëse rreziqet janë të ulëta – gjakderdhja e madhe ka ndodhur në 1 përqind ose më pak të njerëzve të moshuar që marrin aspirinë në studimet e vitit 2018 – ato rriten me moshën.

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

19 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

19 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

19 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

19 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

23 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

23 hours ago