<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pirro i Epirit, komandanti që bëri histori

MËSIMET E FITOREVE…

“Ne nuk luftojmë për flori, se luftën e bëjmë me hekur, me trimëri, me zemër dhe krahët tanë‘‘

Mbret i Epirit, mes viteve 306 -302 p.e.s., dhe një herë mes 297 – 272 p.e.s., Pirro thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3 000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, që rrezikonte qytetin e Tarantos.

Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore me sakrifica kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Pas fitoreve të mëdha kundër ushtrive maqedonase dhe romake, ai është konsideruar si një nga komandantët më të mirë në histori dhe është krahasuar Aleksandrin e Madh dhe Hanibalin.

Për mbretin e Epirit, Edith Durham do të shkruante në “Brenga e Ballkanit”: “Mbreti i Epirit është i gjithi i tyre [shënim – i shqiptarëve]; nuk ka asnjë komb tjetër që ta pretendojë atë si të vetin. Xhandarët në Shqipërinë e Jugut do t’ju rrëfenin sot për Pirron, “Mbretin e madh që mundi grekët e ndyrë dhe gjithë të tjerët”.

Por, çfarë e karakterizoi udhëheqjen dhe lavdinë e tij? 

Pirro, nuk njihet vetëm për bëmat si strateg ushtarak i antikitetit. Nga historia, ka të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, që udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që e mbante në dorë, për t’i pasur gjithmonë parasysh ato. Faktin, e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros, në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij, në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste. Ndërsa, për herë të parë, testamenti i tij u publikua i përkthyer në shqip, në nëntor të vitit 1931, në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

Pirro i Epirit i mbante të shkruara në unazën e vet, këto rregulla të  arta:

1-Të fortin, nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

2-Është më i nderuari ndër të nderuarit, ai që goditet prej fatit, pa pasur faj dhe është më i poshtri ndër të poshtër, ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur, por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur, por budalla.

8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, sesa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij.

postbck postbck

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

17 hours ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

1 day ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

2 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

2 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

2 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

2 days ago