Shtëpia e ankandeve Christie’s do të nxjerrë në ankand pesë atlete dhe një kartë që perdorte legjenda e basketbollit Michael Jordan. Pritet që artikujt të grumbullojnë një total prej 4 milionë Dollarësh gjatë ankandit dy-javor që do të zhvillohet nga 1-14 Qershor.
Numri i gjashtë artikujve nuk është rastësi, por është një referencë për gjashtë kampionatet e NBA-së në të cilat Jordan udhëhoqi Chicago Bulls-in e tij në vitet 1990. Shfaqja titullohet, “Gjashtë Unaza – Trashëgimia e basketbollistit më të mirë të të gjithë kohërave”.
Në të vërtetë, Jordan dhe ikona e tij revolucionarizuan tregun e atleteve duke filluar në vitet 1980. Dhe në mesin e pesë atleteve që po dalin në ankand është Michael Jordan PE Loë XII. Vetë Jordan nënshkroi çiftin zikaltër pasi i veshi ato gjatë finaleve të NBA në vitin 1998 kundër Utah Jazz.
Dyshja pritet të blihet për rreth 700 mijë Dollarë. Dy nga pesë çiftet e atleteve në short janë nënshkruar nga Jordan. Christie’s shpreson që atletet të tërheqin një sërë blerësish. Shtëpia e ankandeve pret të sjellë më shumë para nga një kartë tregtare e Fleet e nënshkruar nga Upper Deck 1986 dhe nga Jordan. Shtëpia e ankandeve mendon se vetëm karta do të sjellë 2-3 milionë Dollarë.
Klan News
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…