<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Patkoi” antishqiptar – plani i fshehtë serb

Dimensioni i politikave antishqiptare serbe riciklohet në qëllimet e krimit dhe të pushtimit të hapësirave etnike shqiptare, madje jo vetëm, varësisht nga rrethanat që shfaqen brenda dhe jashtë Serbisë. Janë të çuditshme “riciklimet” e këtilla serbe që zhvillohen pa ndërprerë, si në kohëra të paqes, dhe si në kohëra të krizave dhe luftërave, shkruan Koha Ditore.

Synimet asimiluese dhe pushtuese serbe ndaj joserbëve përfshijnë çdo dimension: që prej joshjeve politike dhe ekonomike e deri te dhuna, akulturimi, asimilimi gjuhësor dhe fetar, pushtimi ekonomik, ushtarak e të tjera. Gjatë dy shekujve, XIX dhe XX, janë të njohura së paku katër luftëra pushtuese (1876-78, 191213, 1944-45, 1998-99), që Beogradi ka zhvilluar kundër shqiptarëve etnikë. Askush nuk e di se sa është pesha e krimeve dhe e pasojave të gjithanshme demografike, kulturore, politike, ekonomike e të tjera, ndërsa që dihet se para vitit 1876, vendbanimet shqiptare shtriheshin deri në Velika Pllanë, vendbanim ky që i bie krejt afër Beogradit.

Mbi qëllimin e “tokës së djegur” për spastrim etnik në KosovëAdvertisements

E parë në retrospektivë, politika makiaveliste serbe ia ka arritur që t’i vjelë frytet e veta të krimit dhe të pushtimit. Objektiv i këtyre “fryteve”, ka qenë zgjerimi territorial serb, i bërë kryesisht në jug – perëndim të Gadishullit Ballkanik (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovinë, dhe Kroaci), prej atij që njihet si bërthama e shtetit serb “Pashallëku i Beogradit”, i formuar më 1803. Pra, në thelb të politikave serbe, gjithmonë ka qenë territori – toka, dhe asgjë tjetër!

Në anën tjetër, gjatë dy shekujve që i përmendëm më lartë, Beogradi ka ndjekur linjat politike ballkanike që kanë favorizuar synimet ekspansioniste serbe, si dhe linjat evrolindore. Kuptohet, kumbara i një shteti të madh serb, sidomos gjatë shekullit XX, ishte Rusia. Kombinimi i ngjyrave të “rubikonit” politikë pushtues serb nuk është frenuar nga asnjë logjikë dhe mjet: krim, krim dhe vetëm krim…!

Mbi këto kondita, në fakt për të mos vazhduar më tej me shtjellimin e politikës ekspansioniste serbe, u zhvillua edhe lufta e Kosovës (1998 – 99). Prandaj, projekti sekret serb “Patkoi” u përgatit në fshehtësi të madhe në Beograd nga institucionet shtetërore serbe (1998/99). Ishte një nga planet më monstruoze në “historinë” e projekteve të ndryshme antishqiptare me objektivin e fundit strategjik: shpopullimin masiv të territorit të Kosovës nga elementi etnik shqiptar…

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

11 minutes ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

2 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

3 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

3 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

3 hours ago

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

21 hours ago