Tesla mund të nisë prodhimin e një “roboti humanoid” të njohur si Optimus që në fillim të vitit të ardhshëm, pati paralajmëruar ditë më parë shefi i kësaj kompanie Elon Musk.

Sipas prodhuesit të veturave elektrike, “Tesla Bot” do të jetë një makinë me qëllime të përgjithshme e aftë për të kryer një gamë të gjerë detyrash.

Musk pohoi se Optimus përfundimisht do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që njerëzit nuk duan të bëjnë, duke pretenduar se do të sjellë një “epokë të bollëkut”.

Kompania ende nuk ka zbuluar një prototip funksional të robotit dhe është e paqartë se sa i sofistikuar është Optimus në këtë fazë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here