6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home SOCIALE Studimi amerikan tregon se si do të vijë pandemia e radhës, pas...

Studimi amerikan tregon se si do të vijë pandemia e radhës, pas COVID-19

Një studim i Universitetit të Xhorxhtaunit ka dalë në përfundimin se pandemia e radhës do të ketë lidhje me ngrohjen globale.

Ndryshimi klimatik do të detyrojë kafshët e egra që të ndryshojnë habitatin e tyre dhe të transferohen në rajone të populluara nga njerëzit. Kur kjo gjë të ndodhë, kafshët do të transmetojnë te njerëzit viruse të reja.

Studimi, i botuar më 28 prill në revistën “Nature”, tregon migrimi i kafshëve do të bëjë që viruse të tilla si ebola ose koronaviruse të përhapen në zona të reja. Sipas hulumtimit, “shumica dërrmuese e 10 000 llojeve të virusit që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit qarkullojnë në heshtje” te gjitarët e egër, raporton a2cnn.

Një nga kërcënimet më të mëdha do të jenë lëvizjet migratore të lakuriqëve të natës, kafshë që shpesh shkaktojnë viruse të përbashkëta. Studimi tregon se aftësia fluturuese e këtyre kafshëve do t’i lejojë ato të udhëtojnë në distanca të gjata dhe të përhapin viruse të reja në më shumë zona, veçanërisht në Azinë Juglindore.

Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments