<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse dy anët e Hënës janë kaq të ndryshme nga njëra-tjetra?

Edhe pse nuk e shohim kurrë nga Toka, ana e pasme e Hënës (jo “e errët”, siç mendojnë disa, sepse edhe ajo merr dritë nga Dielli), ne e dimë se si është falë shumë sondave që kanë fluturuar mbi të, dhe që e kanë fotografuar në detaje.

Dhe ne e dimë se ajo nuk ka ato “dete” (hapësira të mëdha shkëmbinjsh vullkanikë) që e  karakterizojnë anën e dukshme për ne, ndërsa bart një numër shumë të madh krateresh të të gjitha madhësive. Që kur i kanë parë këto imazhe, gjeologët dhe planetologët kanë pyetur veten se përse të dyja anët e Hënës janë kaq të ndryshme.

Dallimi nuk është vetëm morfologjik (pra pak a shumë krateret), por edhe në përbërje. Për shembull në pjesën e dukshme nga ne këtu në Tokë, ka një përqendrim jonormal të elementëve të pasur me kalium, elementëve të rrallë kimikë dhe fosfor.

Pyetjes legjitime, se cili ishte shkaku i mundshëm i këtyre dallimeve, i janë dhënë deri më tani përgjigje të ndryshme. Tani është shtuar një përgjigje e re, e propozuar nga një hulumtim i publikuar në “ScienceAdvances”. Sipas studimit, të kryer nga Universiteti Braun, Universiteti Purdju, Laboratori i Shkencave Hënore dhe Planetare në Arizona, Universiteti i Stenfordit dhe Laboratori Jet Propulsion i NASA-s, dallimet e mëdha midis dy “fytyrave” të Hënës, i atribuohen një përplasje të madhe që preku polin jugor të satelitit të Tokës rreth 4 miliardë vjet më parë.

Ajo përplasje krijoi edhe pellgun gjigant “Poli i Jugut-Aitken”, që ndodhet në pjesën më skajore të Hënës. Met Xhons nga Universiteti Braun dhe autori kryesor i studimit thotë:”Dihet se përplasjet e mëdha si ajo që formoi kraterin e madh në Polin Jugor të Hënës, gjenerojnë shumë nxehtësi. Pyetja që i kemi bërë gjithnjë vetes, është se si ajo nxehtësi ndikoi në dinamikën brenda Hënës”.

Simulimet tona, vazhdon Xhons, thonë se përplasja në Polin e Jugut, i solli elementët që prodhojnë nxehtësi (elementët radioaktivë) më pranë anës së Hënës që ne shohim nga Toka. Duket sikur ata kanë kapur valën e të nxehtit që u formua, duke u përqendruar në zona të veçanta të Hënës.

Më pas me nxehtësinë që lëshuan, elementet radioaktive kontribuan në shkrirjen e pjesshme të mantelit që shkaktoi shpërthimet vullkanike. Ishin ato që prodhuan dhe “detet” e mëdha, që karakterizojnë sot vetëm njërën nga 2 anët e satelitit tonë.

Kjo ngjarje do të shpjegonte gjithashtu sipas studiuesve, edhe arsyen pse ka një përqendrim të lartë të kaliumit, elementëve të rralla dhe fosforit, gjithmonë në anën e Hënës përballë Tokës, Kjo ndodh sepse këta elementë lidhen shumë fort me elementë të tjerë kimikë, ndaj ata janë të fundit që kristalizohen, duke sjellë përqendrime anormale, në krahasim me ato që gjenden tek shkëmbinjtë e tjerë vullkanikë. / Focus – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

14 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

14 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

15 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago